Mbi 400 mijë euro autoboti i ri për Ujësjellës Kanalizime, i vetmi në llojin e tij në Shqipëri (FOTOT)

Publikuar tek: ekonomi, më 19:46 28-12-2016 Mbi 400 mijë euro autoboti i ri për Ujësjellës Kanalizime, i vetmi në llojin e tij në Shqipëri (FOTOT)

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në qytetin e Durrësit është pajisur me një autoboti të ri i cili do të shërbejë për pastrimin dhe zhbllokimin e kanalizimeve.

Blerja e autobotit ishte pjesë e kredisë së Bankës Botërore dhe kusht për efiçencën e sektorit të kanalizimeve.

Për blerjen e tij është lëvruar shuma prej 415 200 euro, ndërkohë që kjo automakineri ka parametra teknikë shumë të lartë.

Ai ka lartësi 3.7 metra, gjatësi 9 metra dhe dy depozita prej 8 mijë litrash secila. Ky lloj autoboti është i pari që vjen në vendin tonë dhe që ka si qëllim pastrimin dhe zhbllokimin e kanalizimeve të ujërave të zeza, shkruan Durrësilajm.

 Ujësjellës Kanalizime Durrës ka përgatitur një staf të kualifikuar për përdorimin e autobotit, pasi 5 punonjës të saj janë duke u trajnuar për të qenë pjesë e strukturës që do të menaxhojë këtë makineri shumë specifike.

Nga shoqëria Ujësjellës Kanalizime Durrës është duke u bërë organizimi dhe plani i punës, duke programuar pastrimin dhe zhbllokimin e tubacioneve më problematikë për momentin. Pritet një përmirësim i ndjeshëm në lidhje me përmbytjet dhe bllokimin e kanalizimeve në zona të ndryshme të qytetit, falë aftësisë që ka ky autobot në ndërhyrjet tek pusetat shkarkuese si dhe rrjetin shpërndarës të ujërave të ndotura të qytetit. 

2_255.jpg1_187.jpg4_199.jpg3_232.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020418882369995
array(1) { ["section"]=> string(105) "mbi-400-mije-euro-autoboti-i-ri-per-ujesjelles-kanalizime-i-vetmi-ne-llojin-e-tij-ne-shqiperi-fotot-64053" }