Mbi 50 të plagosur nga përplasja e dy trenave në Gjermani

Publikuar tek: bota, më 00:00 06-12-2017 Mbi 50 të plagosur nga përplasja e dy trenave në Gjermani

Të paktën 50 persona u plagosën sot në mbrëmje pas përplasjes së dy trenave pranë Dyseldorfit, në perëndim të Gjermanisë, njoftoi policia federale.

“Aksidenti ndodhi rreth orës lokale 19:30 (18:30 GMT) kur një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash pranë stacionit të Meerbusch, në shtetin rajonal të Rhenanies”, sipas një komunikate të “Deutsche Bahn”, kompania kombëtare e hekurudhave.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.

Treni i pasagjerëve i përkiste kompanisë “National express”, krijuar kur “Deutsche Bahn” privatizoi disa linja rajonale këto vitet e fundit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tre të akuzuar për vrasjen e gazetares së ‘Panama Papers’ në Maltë
Zgjidhen çështjet juridike për detin Kaspik »
Article Logic
Execution time: 0.011925935745239
array(1) { ["section"]=> string(64) "mbi-50-te-plagosur-nga-perplasja-e-dy-trenave-ne-gjermani-102101" }