Mbi 60 vrasje të ngjashme, dyshohet se në Mançester qarkullon një vrasës serial me nofkën "The Pusher"

Publikuar tek: bota, më 15:38 17-01-2016 Mbi 60 vrasje të ngjashme, dyshohet se në Mançester qarkullon një vrasës serial me nofkën

Shumë nga qytetarët e Mançesterit në Britaninë e Madhe kanë bindjen se në qytetin e tyre qarkullon prej disa vitesh një vrasës serial.

Investigues privatë por edhe gazetarët kanë qenë të parët që hodhën dyshimet për një vrasës serial që shumë shpejt mori nofkën “The Pusher”, apo shtyrësi, për shkak të natyrës së përbashkët të mbi 60 vrasjeve, ku viktimat janë shtyrë në kanale dhe më pas janë mbytur.

Personi i fundit në listën e gjatë që besojnë se në qytet ka një vrasës serial është babai i një prej viktimave, studenti 18 vjeçar, Souvik Pal, trupi i pajetë i të cilit u gjet në kanalin Bridgeëater në vitin 2012.

Rochdale-Canal.jpg

Edhe pse policia gjithmonë e ka mohuar që vrasjet të kenë lidhje, gazetari investigativ Thomas Sheridan, ka bindjen e fortë se “The Pusher” lëviz në kanalet ujore të Mançesterit, ku planifikon vrasjet e tij. Sipas Sheridan, ai shënjestron djemtë që janë homoseksualë ose që ai beson se janë homoseksualë.

Sheridan madje pretendon se gjatë kohës që vizitoi Mançesterin për të studiuar vrasjet, ai ndiqej gjatë gjithë kohës nga një njeri i gjatë me pardesy dhe kapele. Ai thotë se Mançesteri është një qytet perfekt për një vrasës serial që të operojë pasi ka shumë lidhje të nëndheshme, çka e bën më të lehtë që ai të zgjedhë, vrasë dhe më pas të zhduket nga vendi i ngjarjes. /Newsbomb.al/

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070979595184326
array(1) { ["section"]=> string(105) "mbi-60-vrasje-te-ngjashme-dyshohet-se-ne-mancester-qarkullon-nje-vrases-serial-me-nofken-the-pusher-30233" }