Mbi 600 qytetarë që nuk kishin maskë e pësojnë nga Policia, shoqërohen 8 të tjerë që nuk treguan mjetet e identifikimit, një subjekt gjobitet me 10 milion

Publikuar tek: aktualitet, më 13:43 02-12-2020 Mbi 600 qytetarë që nuk kishin maskë e pësojnë nga Policia, shoqërohen 8 të tjerë që nuk treguan mjetet e identifikimit, një subjekt gjobitet me 10 milion Pamje nga Policia

Mbi 600 qytetarë janë gjobitur nga Policia në 24 orët e fundit pasi janë konstatuar nga Patrullat duke lëvizur në rrugë pa maskë. Ndërkohë, 8 shtetas janë shoqëruar pasi nuk kanë pranuar të tregojnë mjetet e identifikimit.

“Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 666 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.  

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. 

Gjithashtu, gjatë kontrolleve është evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, një subjekt që ushtronte aktivitetin duke mos respektuar protokollet e sigurisë”, njofton Policia.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbyllje në fundjavë? Komiteti i Ekspertëve mohon FAKE-NEWS-in: Ja si qëndron e vërteta
Dërgonin vajza nga Shqipëria për prostituta në Itali, dënohen 5 pjesëtarët e grupit famëkeq »
Article Logic
Execution time: 0.0084218978881836
array(1) { ["section"]=> string(159) "mbi-600-qytetare-qe-nuk-kishin-maske-e-pesojne-nga-policia-shoqerohen-8-te-tjere-qe-nuk-treguan-mjetet-e-identifikimit-nje-subjekt-gjobitet-me-10-milion-229904" }