Mbi 800 milionë përdorues në të gjithë botën, por Trump e ka ndarë mendjen: Do ‘zhdukim’ Tik-Tok-un

Publikuar tek: bota, më 15:57 01-08-2020 Mbi 800 milionë përdorues në të gjithë botën, por Trump e ka ndarë mendjen: Do ‘zhdukim’ Tik-Tok-un

Presidenti i SHBA ka thënë se do ta ndalojë përdorimin e aplikacionit Tik-Tok në SHBA, aplikacion ky në pronësi të një firme kineze.

Ai tha se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për ndalimin e përdorimit të këtij aplikacioni.

Trump u shpreh se zyrtarët amerikanë të sigurisë kanë shprehur shqetësimin se aplikacioni, në pronësi të firmës kineze ByteDance, mund të përdoret për të mbledhur të dhënat personale të amerikanëve.

“Sa i përket Tik-Tok-ut, ne po i ndalojmë ata në Shtetet e Bashkuara”, u tha Trump gazetarëve.

Tik-Tok ka 800 milionë përdorues, ndërsa 80 milionë janë amerikanë dhe nëse aplikacioni do të mbyllej në SHBA, kjo do të ishte një goditje e madhe për ByteDance.

Çfarë është Tik Tok?

Tik Tok është një video-aplikacion i cili është bërë viral në të gjithë botën. Ai u lançua në vitin 2017 në të gjitha tregjet ndërkombëtare ndërsa në SHBA në vitin 2018. Aplikacioni i lejon ndjekësit e tij të krijojnë video të shkurtra prej 15 sekondash dhe është bërë shumë popullor në mesin e të rinjve. Raporohet se Tik Tok ka mbi 1 miliardë përdorues, 100 milionë prej të cilëve janë amerikanë.

Kush e zotëron Tik Tok?

TikTok është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, por vetë kompania drejtohet nga ish-ekzekutivi i Disney, Kevin Mayer. TikTok thotë se të dhënat e saj mbahen në Shtetet e Bashkuara me servera rezervë në Singapor dhe nuk i mban të dhënat në Kinë.

Çfarë të dhënash grumbullon Tik Tok?

Sipas politikës së privatësisë së Tik Tok, kompania grumbullon një gamë informacionesh të listuara më poshtë, por jo vetëm:

Informacioni i regjistrimit;

Mosha;

Emri i përdoruesit dhe kodi;

Gjuha;

Email dhe numri i telefonit;

Foto e profilit;

Informacion i llogarisë së mediave sociale;

Emri;

Informacion llogarish bankare.

Ai gjithashtu mbledh informacione nga përdoruesit e lidhur në rrjetet sociale, si dhe të dhëna teknologjike, duke përfshirë adresën IP, historinë e shfletimit dhe të dhënat e vendndodhjes, si dhe informacione nga platforma të palëve të treta të lidhura me të, siç janë miqtë e Facebook.

Në krahasim me rrjetet e tjera sociale, Tik Tok ka qenë më i hapur në lidhje me si punon algoritmi i tij dhe si e përdor ai atë për të mbledhur të dhëna.

TikTok ka thënë se nuk heq video me urdhër të qeverisë Kineze. Sipas raportit të saj të transparencës, vendet që kanë kërkuar më shumë video të hiqen janë Shtetet e Bashkuara dhe India.

Një raport nga viti 2019 zbuloi se TikTok kishte vërtet video censuruese që qeveria kineze nuk i aprovoi, përfshirë ato që përmend Sheshin Tiananmen, pavarësinë e Tibetit, ose grupin e ndaluar fetar Falun Gong, sipas dokumenteve të brendshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0061960220336914
array(1) { ["section"]=> string(102) "mbi-800-milione-perdorues-ne-te-gjithe-boten-por-trump-e-ka-ndare-mendjen-do-zhdukim-tik-tok-un-215735" }