Mbi 92% e votuesve “Pro” pavarësisë së Kurdistanit

Publikuar tek: bota, më 23:48 27-09-2017 Mbi 92% e votuesve “Pro” pavarësisë së Kurdistanit

92% e 3.3 milion kurdëve dhe jo-kurdëve që hodhën votat e tyre në referendumin e së hënës, mbështetën pavarësinë e Kurdistanit. Krerët e ketij rajoni thonë se ky rezultat u jep atyre një mandat për të filluar negociatat  me qeverinë qendrore në Bagdad dhe vendet fqinje për t’u shkëputur.

Zyrtarët e komisionit zgjedhor thanë në një konferencë shtypi në Irbil të mërkurën pasdite se 2,861,000 njerëz kishin votuar pro pavarësisë dhe 224,000 kishin votuar kundër. Pjesëmarrja ishte 72.61%.

Ky rezultat ka përshkallëzuar tensionet me qeverinë e Irakut. Parlamenti i kërkoi kryeministrit që të dërgojë trupa në rajonin e pasur të naftës në Kirkuk dhe zona të tjera të diskutueshme të mbajtura nga forcat kurde.

Në një fjalim para parlamentit para se të shpallej rezultati, kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi paralajmëroi se “nuk do të ketë kurrë një dialog” për rezultatin e referendumit me Qeverinë Rajonale të Kurdistanit.

Vota u kundërshtua me forcë nga Bagdadi dhe pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare, e cila shprehu shqetësim rreth efekteve qe mund te kete referendumi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097229480743408
array(1) { ["section"]=> string(53) "mbi-92-e-votuesve-pro-pavaresise-se-kurdistanit-93928" }