Mbi horrorin Tiranë - Durrës e kthim

Publikuar tek: analiza-komente, më 09:46 04-09-2016 Mbi horrorin Tiranë - Durrës e kthim

Nga Artan Fuga

Unë nuk mendoj se ajo është një autostradë sikurse shpesh ca e titullojnë. E mo more rrugën e Ndroqit apo autostradën? Ajo është poaq autostradë, sa rruga e Ndroqit është rrugë nacionale.

 Kjo e fundit më shumë i ngjan rrugëve andej nga Siria e bombarduar sepse nuk mund të thuash se edhe në Sahara udhëton më keq, apo kur përshkron trajektoren Paris - Dakar ku sprovohen dhe testohen veturat e forta të teknologjisë të fundit. Rruga e Ndroqit mund të propozohet për ta zëvendësuar atë Paris - Dakar. Kjo e fundit nuk është veçse një udhë qumështi përpara asaj të Ndroqit që ka qenê aq e mrekullueshme, me pemë, e shtruar mirë, me sisteme mbrojtëse, plot hije dhe gjelbêrim, pa folur pastaj për pejsazhin e mrekullueshëm që të shfaq. Me të është bërë një krim kombëtar. Duhet ndrequr të paktën në pesë vitet që vijnë. 


Sa për autostradën Tiranë - Durrës ajo nuk është autostradë. Duhet të jesh ose naiv ose shejtan budalla ta quash ashtu. Mjafton të kesh një patentë në xhep dhe kodin rrugor ta kesh kaluar pa miq e rryshfete, dhe e di se ku mund ta klasifikosh atë karakatinë të paklasifikueshme. 
Hajde me zemërgjerësi nga ndarjet në mes midis dy drejtimeve, edhe mund të pranosh se ka ndonjë karakteristikë autostrade, por minimale. 


Nga pikëpamja e xhadesë u ngjan më shumë rrugëve ndërkombëtare romake që pas rënies të perandorisë romake aty nga shekulli i gjashte gradualisht u bënë pothuajse të pakalueshme sepse pllakat e tyre lëviznin dhe kuajt thyenin turinjtë. 
Nga aksesorët hyrës dhe dalës nuk është as sa një rrugë departamentale sepse rrugë e shpejtesisë së madhe po të quhet të paktën pistat e hyrjes dhe të daljes do të ishin sipas standardeve dhe jo si mos më keq. 


Provoni të dilni nga Rruga e re e Rinasit në autostradën e famshme në drejtimin për Durrës dhe do të shihni sa kriminal është si konceptim!
Hyni po deshët nga rruga dytësore pasi dilni nga Teg - bëjë mirë bëje vet për në rrugën austradale me drejtim për Durrës dhe do të shihni çfarë maskaralliku është bërë!
Aty paralel me rrugën dytësore uke ardhur për Tiranë, nisur nga Kashari, më shumë i ngjan një rruge lagjeje qyteti të boshatisur nga popullsia pas një apokalipsi apo shpërthimi bërthamor. Palma sikur do të kryqëzojnë Birin e Zotit! Të sjell tmerr nga pamja e zymtë. Helmeta ushtarësh nazistë ngulur anash rrugës. Ti pret që ndonjëri prej tyre të ngrejë kokën dhe të bërtasi "Hail Hitler!" O tmerr! 
Kurse nga kryqëzimet me rrugë dytësore që hyjnë e dalin në statcione nafte, në motele e kafene, në fshatra të humbur a kooperativa bujqësore, në grumbull shtëpish a thjesht në garazhe riparimi veturash, autostrada nuk është veçse një rrugë fshati dhe asgjë më shumë. 
Kjo është ekspertiza modeste e një përdoruesi. Nëse dikush nuk e beson le të dëgjojë të huajt që vijnë se çfarë thonë. 


Kurse nga shpejtësia mbi normat e lejuara, ajo rrugë është vërtet e shpejtêsisë së madhe, madje e shpejtësisë skëterrë, ku të fortë, edhe nga ata që i paguajmë të mbrojnë rregullat e bashkëjetesës qytetare, ecin mbi vetura të zeza, të frikshme, si kamiona, që ndosin, që të kërcënojnë me drita pas bishtit po s'u hape rrugën dhe unë qesh kur shoh burra shqiptarë që ikin sa andej këndej, duke hapur rrugën me vrap, e hapur krahun me veturat e tyre, si ato pulat laskaraqe që i ndjek ndonjë zagar pas. 
Tani që po shtrohet çështja që ajo rrugë të shtohet me një korsi qytetarët dhe vendimarrësit të paktën të kenë konstatime reale mbi gjendjen sepse ka rrezik që ajo rrugë pasi të inagurohet të kthehet në një rrugë vdekjeje, uzinë vdekjeje. 
Duhet evituar. 


Pse e them këtë? 
Pör, përpara sesa ta them, mendoj se duhet mos u marr me probleme që mund të marrin trajtime subjektive. Shkulen palmat? Dakord. Mirë do të ishte mos shkuleshin. Por çdo ekonomist e di që ka amortizim fizik, por ka edhe amortizim moral të një objekti a pasurie. Pra, mund të duhet të zëvendësohet edhe pse ende funksionon dhe përdoret, madje mund të hidhet tej edhe të zëvendësohet edhe kur ende s'e ka shlyer shpenzimin e bërë. A nuk bëjnë kështu shqiptarët me veturat, me celularët, me shtëpitë e banimit!!! Se mos vetëm shqiptarët!!! Aq subjektive është kjo çështje dhe varet si e kupton saqë dikush mund të thotê se një shoqëri sa më shpejt e rinovon infrastrukturën e vet, pra rinovon duke zëvendësuar të vjetrën, aq më shumë dinamikë ka. 
Flasim në parim. Pra, nuk është kjo çështja dhe të mos e zhvendosim debatin dhe vëmendjen e opinionit publik nga shqetësimet kanceroze të çështjes. 

Mua më duket se problemet që ne kërkojnë të na sqarojnë dhe bindin janë tre, ato më kryesoret. 


I pari, çfarë do të bëhet pas shtimit të korsive, do të ketë segmente ndërshkëmbyese me akse të tjerë rrugorë kombëtarë, do të ketë mbikalime, do të ketë pista të gjata hyrjeje dhe daljeje, apo jo? E mbi të gjitha a do të ketë parmakë kufizues në anën e djathtë të rrugës si në vajtje ashtu edhe në kthim si kur shkon ashtu edhe kur vjen nga Tirana në Durrës apo anasjelltasi. 
Tani aty jemi si një kotec me tela të shqyer. Në autostradën i thënçin hyjnë pula, ujq, qenër, burra me biçikleta, ta presin rrugën lloj lloj zetorësh që se nga mbijnë aty, autobote që dalin nga dreqi i mallkuar, vetura të vjetra. Për të mos thënë për persona, burra dhe gra që hidhen si Matrazova e Vojokusha mbi vetura duke kapërcyer parmakët ndarës. Një kasaphanë e vërtetë që vetëm Zoti që na do si shqiptarë që jemi na mbron. Pret burri i botës me njerën shalë për Durrës dhe njerën shalë për Tiranë, hyp kalavar mbi parmakët e rrugës, dhe pret ta kalojë me vrap. 


I dyti, nëse autostrada do të mbyllet edhe në anën e djathtë me parmakë, atëhere duhen menduar shumë segmente hyrës dhe dalës për t'i shërbyer fshatrave dhe qendrave ekonomike që janë shtrirë në të anët e saj, sepse midis rrugës dhe territorit sidomos në periudhën globale ka një simbiozë si ajo e organizmave të gjallë. Pa këto as mos mendohet se do t'i shpëtojë njeri fajit as në konceptim as në realizimin e rrugës të zgjeruar. Por, qendrat e banuara janë aq shumë sa edhe hyrjet dhe daljet do të jenë të shumta, por kësaj si vështirë t'i shpëtosh dot. Duke argumentuar se i gjithë ai territor është menduar si Dur-han, pra si bashkim i Durrësit dhe Tiranës, çka do ta bëjë edhe më shumë lëmsh Durrësin sepse Tirana tani ka marrë fund dhe nuk është më prej një qendër urbane, dhe as do të bëhet ndonjëherë më, qytetarët duhet të kërkojnë sesi do të jetë integrimi i autostradës në territor dhe i territorit në autostradë. Përndryshe brenda pak viteve do të jemi përpara katastrofave ekonomike. Dhe këtu nuk mund të bëhet pa menduar rrugët dytësore. 
Asnjë autostradë nuk bëhet dot vetëm, pa rrugët dytësore pa pagesë për banorët sepse përndryshe kthehet në një mbipeshë financiare për ta dhe u shkatërron jetën. 


E treta, Vjen me shpejtësi, imagjinojmë 130 km në orë, nga Tirana në Durrës, 20 minuta, dhe pastaj nga Shqiponja e doganës deri te Skënderbeu do tre orë, për te Sheratoni pesë orë, për te ish stacioni i trenit dymbëdhjet orë. Pra duhet menduar edhe kanalet çfryrës të autostradës duke paraqitur një sistem të vetëm segmentesh rrugore. 


Është detura e ekzekutivit t'i realizojë, e qytetarëve që t'i kërkojnë të realizohen këto standarde përndryshe mos i prishin kot lekët tona , dhe për përdoruesit e rrugës të krijojnë një shoqatë, jo fallco nga ato që ai që do të dëgjohet zgjedh dëgjuesit e vet dhe flet me veten e tij, por një shoqatë për t'u bërë grup interesi dhe marrë pjesë në vendimmarrje. .

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16028380393982
array(1) { ["section"]=> string(40) "mbi-horrorin-tirane-durres-e-kthim-51817" }