Mbi Termat Romake është ndërtuar një pallat në Durrës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:15 02-06-2015 Mbi Termat Romake është ndërtuar një pallat në Durrës

Durrësi do të duhet të krenohej me Termat Romake të shekullit të parë të erës sonë, por fotot që serviren nga Ministria e Kulturës janë tragjike. Mbi këtë monument kulture e mbi ato rrënoja, është hedhur beton pa fund dhe është prishur një pjesë e rëndësishme e trashëgimnisë. Kjo foto tregon situatën e dëmtimit të termave ilire, nga themelet e pallatit të kohëve moderne.Një leje e dhënë nga ish kryetari i Bashkisë Miri Hoti duket se ka prishur gjithçka por pa penalizime. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, janë kthyer në “vendin e krimit” për të rregulluar atë që ka bërë paraardhësi në bashki.   

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073351860046387
array(1) { ["section"]=> string(59) "mbi-termat-romake-eshte-ndertuar-nje-pallat-ne-durres-12442" }