Mbillen pemë të reja në Liqenin Artificial të Kasharit, Veliaj: Shtojmë gjëlbërimin dhe ulim ndotjen në qytet

Publikuar tek: aktualitet, më 13:42 05-02-2017 Mbillen pemë të reja në Liqenin Artificial të Kasharit, Veliaj: Shtojmë gjëlbërimin dhe ulim ndotjen në qytet

Në zbatim të Planit të Përgjithshëm Vendor, i cili parashikon mbjelljen e 2 milionë pemëve të reja, që do të jenë pjesë e kurorës së gjelbër të Tiranës, e njohur ndryshe si Pylli Orbital, Bashkia e Tiranës vijon punën për shtimin e hapësirave të gjelbra për t’i dhënë frymëmarrje kryeqytetit.

Nën moton “E dua pemën”, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit zhvilloi aksionin për pastrimin e ambientit dhe mbjelljen e pemëve të reja në krahun lindor të Liqenit Artificial të Kasharit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi se zona e Kasharit ka një potencial të madh zhvillimi dhe se bashkia do ta kthejë Liqenin Artificial të Kasharit në një park të madh urban. “Fillojmë një projekt të ri, siç bëmë në Farkë, ashtu edhe për liqenin e Kasharit. Këto 500 pemë do të konturojnë perimetrin e liqenit të Kasharit, i cili është pjesë e projektit tonë për Pyllin Orbital. Po shfrytëzojmë ditët ideale që është muaji janar, shkurt, për të kryer mbjelljet rreth e qark Unazës së Madhe të Tiranës. Kjo është një zonë e cila ka një potencial fantastik. Ka qenë një premtim i yni që liqenin e Kasharit, që është kaq afër me autostradën Tiranë-Durrës, ta kthejmë në park urban”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku ftoi qytetarët që të kontribuojnë në ruajtjen e pemëve dhe të mos ndotin  liqenin, ndërsa prezantoi projektin e ri, ku çdo qytetar mund t’i kushtojë një pemë a një stol një të afërmi të tij që nuk jeton më, apo një çift i ri i sapomartuar fëmijës së sapolindur. Veliaj theksoi se paralelisht me shtimin e gjelbërimit, po punohet edhe për përmirësimin e transportit publik, i cili ka filluar të japë rezultate inkurajuese sa i përket uljes së ndotjes së ajrit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sensibilizohen qytetarët, brenda 24 orëve dorëzojnë 31 armë zjarri, mijëra fishekë e granata (VIDEO)
Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg shefat e policisë Vlorë dhe Tepelenë, ndihmuan në trafikun e drogës »
Article Logic
Execution time: 0.011009931564331
array(1) { ["section"]=> string(113) "mbillen-peme-te-reja-ne-liqenin-artificial-te-kasharit-veliaj-shtojme-gjelberimin-dhe-ulim-ndotjen-ne-qytet-67792" }