Në saj të një operacioni të mirë organizuar sot Policia e Tiranës në fshatin Radhesh të komunës Zallherr, në vendin e quajtur “Mali Kulat-Radhesh” pranë një përroi janë konstatuar tre parcela të mbjella me bimë të dyshuara si lëndë narkotike kanabis sativa. Nga kqyerja është konstatuar se në këto parcela ishin mbjellë 147 (njëqind e dyzet e shtatë) bimë të cilat kishin një gjatësi nga 5 cm deri ne 30 cm.
Nga ana e Policisë është ushtruar gjithashtu kontroll në banesën e shtetasit Kasem Hida, 54 vjeç, banues në fshatin Radhesh, si person i dyshuar për mbjelljen e këtyre bimëve, ku gjatë kontrollit janë konstatuar në banesën e tij, të mbjella në kubik 168 (njëqind e gjashtëdhjetë e tetë) bimë të tjera të dyshuara si lëndë narkotike kannabis sattiva.
Hida është arrestuar në flagrancë nga uniformat blu për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i K.Penal.
Gjithashtu nga aksioni i Policisë së Tiranë filloi procedimin penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit N.M, 39 vjeç, banues në Tiranë, sepse në fshatin Lucë në një dhomë të banesës së tij janë gjetur të mbjella në kubik 62 (gjashtëdhjet e dy) rrënjë bimë të dyshuara narktotike të llojit “Cannabis Sattiva”, me gjatësi mesatare 15 - 35 cm, 4. (Nenet 284, i K. Penal). Policia është duke kryer veprimet hetimore dhe proceduriale dhe po punon për kapjen e personit të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike dhe amrëmbajtje pa leje.