Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar gjatë mbledhjes së sotme emërimet e përkohshme të drejtuesve të Prokurorisë në rrethe.
Sakaq, anëtarët e KLP-së pas shqyrtimit të emrave votuan me 6 vota pro kandidaten e listuar Rita Gjati, e cila do të drejtoj këtë institucion për tre muajt e ardhshëm.
Votimet e KLP-së:
Rita Gjati, drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së Parë Kukës - me 6 vota pro.
Françesk Ganaj, drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë - me 9 vota pro.
Kreshnik Ajazi, drejtues i Prokurorisë pranë gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan - me 6 vota pro.
Violeta Shkurta, drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së Parë Fier - me 10 vota pro.
Arben Dyla, drejtues i Prokurorisë së Shkallës së Parë, Lushnje.