Mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë, Xhaçka: Kemi qenë me shumë fat. Dëmet më të mëdha nga tërmeti në Tiranë dhe Durrës

Publikuar tek: politike, më 06:05 22-09-2019 Mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë, Xhaçka: Kemi qenë me shumë fat. Dëmet më të mëdha nga tërmeti në Tiranë dhe Durrës

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka nga mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë ka dhënë detaje rreth tërmetit të fuqishëm që goditi vendin.

Ministrja u shpreh se sotiata më e rëndë është në qarkun e Tiranës dhe Durrësit. Ndërkohë ka theksuar se rreziku ka kaluar tashmë.

Xhaçka ka bërë me dije se si pasojë e lëkundjeve janë 563 banesa me dëmtime dhe 28 pallate me plasaritje.

"Tërmeti që ra sot në 4:05 minuta ishte vërtet i fuqishëm. Epiqendra ka qenë në detin Adriatik duke parë përmasat e kësaj ngjarje sizmike mund të them që kemi qenë me shumë fat. Ajo që më bën të ndihem optimiste në këto momente, tërmeti i orës 04:00 edhe goditjet më pas kanë qenë në rënie, Sitruata është duke u kaluar. Ka pasur rreth 105 qytetarë të lënduar dhe rezulton që në pjesën dërrmuese lëndimet kanë ardhur si pasojë e frikës. E kuptojmë shumë mirë panikun që shkakton një situatë e tillë. Tu bëjmë një thirrje qytetarëve që në këto momente të mos veprojnë në panik. Dëmet janë më mopdeste nga ç'mund të kishin qenë. Qarqet më të prekura janë Tirana dhe Durrësi, por ka pasur edhe në Elbasan, Fier dhe Dibër", tha ministrja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076329708099365
array(1) { ["section"]=> string(125) "mbledhja-e-jashtezakonshme-e-qeverise-xhacka-kemi-qene-me-shume-fat-demet-me-te-medha-nga-termeti-ne-tirane-dhe-durres-179335" }