Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Balla ‘injoron’ Hajdarin, flet në telefon teksa ajo referon

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:57 23-09-2020 Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Balla ‘injoron’ Hajdarin, flet në telefon teksa ajo referon Balla dhe Hajdari

Ka nisur online mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian dhe në fokus të diskutimit është zbatimi i kushteve të vendosura për integrimin e vendit tonë.

E para që ka marrë fjalën ka qenë deputetja Rudina Hajdari, e cila ka filluar të rendisë raportet ndërkomëtare, të cilat siç citoi ajo kanë raportuar përkeqësim të korrupsionit në vendin tonë.

“Të gjitha raportet ndërkombëtare konstatojnë një përkeqësim të korrupsionit. Sipas transparency international Shqipëria ka humbur plot 7 vende në vitin 2019 në indeksin e perceptimit të korrupsionit.

DASH e cilëson Shqipërinë si një nga vendet e vështira për të bërë biznes. Jemi i vetmi vend në rajon pa një gjykatë kushtetuese. Numri i çështjeve në Gjykatë Kushtetuese po i afrohet numrit 35 mijë”, tha Hajdari ndër të tjera.

Por, ndërkohë që ajo fliste dhe citonte raportet, kishte një lloj "injorimi" nga kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, i cili pasi e nënqeshi me ironi filloi të fliste në telefon teksa ajo referonte.

Screenshot_5.png

Screenshot_4.png

Screenshot_2.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010848999023438
array(1) { ["section"]=> string(93) "mbledhja-e-keshillit-kombetar-balla-injoron-hajdarin-flet-ne-telefon-teksa-ajo-referon-221335" }