Mbledhja e Këshillit Politik, ambasadorja Kim takim 'kokë më kokë' me përfaqësuesit

Publikuar tek: politike, më 09:00 28-05-2020 Mbledhja e Këshillit Politik, ambasadorja Kim takim 'kokë më kokë' me përfaqësuesit

Ditën e sotme në orën 17:00 Këshilli Politik do të mblidhet për takimin e radhës për Reformën Zgjedhore.

Përpara fillimit të këtij takimi, ambasadorja amerikane Yuri Kim do të takohet me përfaqësuesit e kësaj tryeze, për të folur mbi ecurinë e këtij procesi.

Kim do të takohet me përfaqësuesin e PS-së Damian Gjiknuri, përfaqësuesen e opozitës parlamentare Rudina Hajdari dhe përfaqësuesit e opozitës së bashkuar jashtë parlamentare Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Takimet nuk do të jenë të përbashkëta, por secili përfaqësues do të takohet "kokë më kokë" me ambasadoren

Kujtojmë që ambasadorja Kim ka qenë shumë e vendosur në deklaratat e saj për t'u zbatuar me përpikmëri dhe sa më shpejtë Reforma Zgjedhore dhe Reforma në Drejtësi.

ditët e fundit ambasadorja amerikane ka mbajtur takime me të gjithë faktorët politikë, për të treguar se SHBA qëndron afër Shqipërisë, por edhe një lloj presioni që "loërat" e së kaluarës të mos përsëriten

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092580318450928
array(1) { ["section"]=> string(87) "mbledhja-e-keshillit-politik-ambasadorja-kim-takim-koke-me-koke-me-perfaqesuesit-208086" }