Mbledhja e Këshillit të Europës, Cakaj: Pritet vendim pozitiv për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit

Publikuar tek: aktualitet, më 20:57 17-06-2019 Mbledhja e Këshillit të Europës, Cakaj: Pritet vendim pozitiv për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit Ministri i Jashtem i ngarkuar me Detuyre, Gent Cakaj

Ministri i Jashtëm i ngarkuar në Detyrë, Gent Cakaj, ka deklaruar se ditën e nesërme pritet një vendim pozitiv nga Këshilli i Europës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas Cakajt Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe është koha që BE të mbajë procesin e zgjerimit të besueshëm.

Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ministri i Jashtëm në Detyrë bëri me dije se nevojitet një vlerësim i drejtë dhe objektiv.

Postimi i plotë:

‘Një vendim pozitiv i Këshillit për hapjen e bisedimeve të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është i domosdoshëm nesër! Duhet të përjashtohet izolimi Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë! Nevojitet vlerësimi i drejtë dhe objektiv. Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet. Koha për BE-në që të japë dhe të mbajë procesin e zgjerimit të besueshëm!’ ka shkruar në twitter Cakaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19732999801636
array(1) { ["section"]=> string(106) "mbledhja-e-keshillit-te-europes-cakaj-pritet-vendim-pozitiv-per-hapjen-e-bisedimeve-te-anetaresimit-168618" }