Mbledhja e Këshillit të Mandateve, Saimir Tahiri niset drejt kryesisë së Kuvendit, si e komenton deklaratën e Fatmir Xhafës

Publikuar tek: aktualitet, më 10:43 20-10-2017 Mbledhja e Këshillit të Mandateve, Saimir Tahiri niset drejt kryesisë së Kuvendit, si e komenton deklaratën e Fatmir Xhafës

Për pak minuta pritet të mblidhet mbledhja e shumëpritur e Këshillit të Mandateve në kryesinë e Kuvendit.

Pak minuta më parë, ka dalë nga banesa e tij te “Kodra e Diellit” ish-ministri Saimir Tahiri dhe është nisur drejt kryesisë së Kuvendit për të marrë pjesë në këtë mbledhje, që pritet të vendosë dhe të votojë për heqjen ose jo të mandatit të tij si deputet.

Kjo mbledhje vjen një ditë pas kërkesës së prokurorisë për heqjen e mandatit të tij si deputet me akuzën e përfshirjes së tij në përgjimet e Habilajve.

I pyetur për deklaratat e forta të ministrit Xhafaj se provat ndaj tij nuk janë të mjaftueshme për arrestim ai nuk ka preferuar të japë asnjë koment. 

 

Anëtarët e PS i shkojnë në zyrë Ramës

 

Anëtarët e PS të  Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve janë duke zhvilluar një takim me kryeministrin nga ku pritet të dalin edhe në një vendim të përbashkët për mënyrën e votimit.

Gramoz Ruçi, Klotilda Bushka, Bledar Çuçi, Vasilika Hysi, Ulsi Manja, Eduard Halimi, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj, Nasip Naço dhe Dhurata Çupi janë anëtarët e Këshillit të Imunitetit të cilët do të vendosin nëse Tahirit do i hiqet apo jo imuniteti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.048962116241455
array(1) { ["section"]=> string(127) "mbledhja-e-keshillit-te-mandateve-saimir-tahiri-niset-drejt-kryesise-se-kuvendit-si-e-komenton-deklaraten-e-fatmir-xhafes-96559" }