Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku do të marrë pjesë Rama e Basha, presidenti Meta zbulon për çfarë do flitet

Publikuar tek: aktualitet, më 22:34 24-03-2020 Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku do të marrë pjesë Rama e Basha, presidenti Meta zbulon për çfarë do flitet

Presidenti Ilir Meta ka treguar se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thirrur nga ai, ku do të marrë pjesë Rama dhe Basha, do të flitet jo vetëm për masat e marra deri më tani, por edhe për një plan afatgjatë, në varësi të skenarëve të mundshëm.

Kreu i Shtetit tha në një intervistë për gazetarin Lufti Dervishi, se në mbledhje do të flitet edhe për ndikimin që ka ky virus në ekonomi e në jetën sociale të çdokujt.

"Bashkëpunimi ka qenë i vazhdueshëm për përballimin e kësaj sfide të re dhe tërësisht të pazakontë. Tani është momenti për të diskutuar edhe një herë, jo vetëm për masat e marra deri tani, por edhe rreth parashikimit mbase për një plan më afatgjatë, në varësi me skenarët e zhvillimit të kësaj pandemie në nivel kombëtar por edhe ndërkombëtar. Njëkohësisht do përqëndrohemi edhe tek skenarët e ndikimit në ekonomi, në jetën sociale, në mënyrë që në çdo aspekt të jemi sa më të mbrojtur dhe të dalim nga kjo situatë e jashtëzakonshme me sa më pak pasoja, si për sa i takon shëndetit të qytetarëve tanë, por edhe ekonomisë tonë kombëtare dhe familjare", tha Meta.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0090210437774658
array(1) { ["section"]=> string(126) "mbledhja-e-keshillit-te-sigurise-kombetare-ku-do-te-marre-pjese-rama-e-basha-presidenti-meta-zbulon-per-cfare-do-flitet-199971" }