Mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri: PD nuk ka sjellë propozime

Publikuar tek: politike, më 09:50 10-10-2019 Mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri: PD nuk ka sjellë propozime

"PD nuk ka sjellë propozime ", kështu deklaroi Damian Gjiknuri pak minuta nga fillimi i mbledhjes së njoftuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Teksa po futej në Kryesinë e Kuvendit, Gjiknuri nuk dha detaje për gazetarët, por u shpreh shkurt se PD nuk ka sjellë propozime lidhur me Reformën.

Kjo deklaratë e Gjiknurit vjen një ditë pas ftesës së këtij të fundit për Ivi Ksson, që të merrte pjesë në mbledhjen e sotme.

Ndërkohë, kjo ftesë u hodh poshtë nga Sekretari i PD, Gazmen Bardhi i cili u shpreh se duhet të shikohen 5 pikat që opozita ka dërguar, e cila kërkon që të bëhen bisedime mes përfaqësuesve ndërkombëtarë, opozitës së bashkuar dhe qeverisë.

Mbledhja e sotme e Komisionit të Reformës Zgjedhore vjen pak ditë pas asaj të 25 shtatorit, ndërsa do të zhvillohet pa praninë e mediave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037295818328857
array(1) { ["section"]=> string(87) "mbledhja-e-komisionit-per-reformen-zgjedhore-gjiknuri-pd-nuk-ka-sjelle-propozime-181469" }