Mbledhja e Kryesisë, Luan Rama zbulon çfarë u vendos: LSI marrëveshje me PD dhe frontin opozitar

Publikuar tek: politike, më 14:12 18-04-2019 Mbledhja e Kryesisë, Luan Rama zbulon çfarë u vendos: LSI marrëveshje me PD dhe frontin opozitar

Ish-deputeti i LSI, Luan Rama në një konferencë për shtyp bëri me dije se gjatë mbledhjes së Kryesisë të kësaj force politike u vendos një marrëveshje.

Rama tha se Kryesia vendosi të mandatojë kryetaren Monika Kryemadhi dhe Sekretarin e Përgjithshëm që të bashkëpunojnë nëpërmjet një marrëveshje me frontin opozitar, sipas tij për të garantuar zgjedhje të ndershme.

"Aksioni politik i LSI do të vazhdojë me vendosmëri për të mos lejuar që të ketë zgjedhje farsë, që të komandohen dhe blihen nga grupe kriminale për të zgjedhur pushtetin dhe qeverinë që do u shërbejë. Në këtë kontekst kryesia vendosi që të mandatojë kryetaren e LSI dhe Sekretarin e Përgjithshëm që të mandatojnë marrëveshjen me PD dhe frontin opozitar për të garantuar zgjedhje të ndershme. Duke specifikuar në detyrat e saj edhe platformën për zgjeshje të ndershme", tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019941091537476
array(1) { ["section"]=> string(101) "mbledhja-e-kryesise-luan-rama-zbulon-cfare-u-vendos-lsi-marreveshje-me-pd-dhe-frontin-opozitar-160924" }