Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, nënshkruhen 11 marrëveshje

Publikuar tek: aktualitet, më 10:53 23-03-2015 Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, nënshkruhen 11 marrëveshje Kryeministrat Edi Rama dhe Isa Mustafa

Për të dytën herë qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, në  orën 11:00. Ministrat e Kosovës tashmë kanë mbërritur në Tiranë, ku u pritën nga ministrat tanë në një ceremoni solemne. Ndërkohë kryeministri Rama dhe homologu i tij Mustafa do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp  në orën 12:00. Kryeministria, më herët ka bërë me dije axhendën e mbledhjes duke përcaktuar edhe pikat ku do të përqëndrohet mbledhja e dy qeverive.

Kështu pikat e fokusit të dy qeverive  do të jenë :

1- Bashkëpunimi i ndërsjellë në fushën e sigurisë.

2- Memorandumi mbi “Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Kontrollit të Brendshëm”

3- Protokolli mbi “Shfrytëzimin e Përbashkët të Pajisjeve për Kontrollin e Kufirit”.

4- Protokolli “Për Ndjekjen e Menjëhershme Ndërkufitare”.

5- Memorandum i Mirëkuptimit “Për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrive të Financave ”.

6- Marrëveshja e Bashkëpunimit për “Organizimin e Përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgim”.

7- Marrëveshja e “Bashkëpunimit në Fushën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor”.

8-Marrëveshja për “Bashkërendim Institucional për Përparimin dhe Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve në Arsimin Parauniversitar”.

9- Protokolli “Për Zbatimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunimin në Nxitjen dhe Lehtësimin e Tregtisë”.

10- Memorandumi “Mbi bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural”.

11- Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës të Kosovës.

Mbledhja e parë e dy qeverive u zhvillua më 11 janar 2014 në Prizren.

Kryeministri Rama e ka cilësuar këtë mbledhje të dytë si shumë të rëndësishmë për dy qeveritë shqiptare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vidhen rreth 600 metra kabëll, autostrada Tiranë-Durrës pa ndriçim
Shkodër/ Gjendet i vdekur në banesë, dyshohet të jetë vrarë gjatë grabitjes »
Article Logic
Execution time: 0.011474847793579
array(1) { ["section"]=> string(69) "mbledhja-e-perbashket-shqiperi-kosove-nenshkruhen-11-marreveshje-6682" }