Mbledhja e qeverisë, Rama sërish thirrje Bashës: Njerëzit duhet të shohin bashkim dhe burim energjish

Publikuar tek: aktualitet, më 08:10 01-12-2019 Mbledhja e qeverisë, Rama sërish thirrje Bashës: Njerëzit duhet të shohin bashkim dhe burim energjish Kryeministri Edi Rama gjate mbledhjes se sotme te qeverise

Kryeministri Rama gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë mëngjesin e sotëm, i ka bërë edhe njëherë thirrje Lulzim Bashës dhe opozitës për tu bashkuar në një tavolinë për hir të nevojës së popullit shqiptar në këto momente.

Ndër të tjera kryeministri Rama tha se nuk e kuptonte qasjen refuzuese të nevojës që edhe partitë politike të ulen në një tryezë dhe të bëjnë përpjekje që të punojnë me njëri-tjetrin.

‘Ajo çka më shqetëson në këtë fazë është ngurrimi i opozitës për t’u përfshirë në këtë proces. Se kuptoj qasjen refuzuese të nevojës që edhe partitë politike të ulen në një tryezë dhe të bëjnë përpjekje që të punojnë me njëra-tjetër. Është koha që të reflektohet. Politika ka lindur për këtë.

Se kuptoj që të ulen në tryezë përfaqësia që ka zgjedhur ky vend të jetë propagandë. Propaganda është që të lësh njerëzisht në pasiguri, kur ke mundësi që të bësh më shumë dhe flet që gjera që u takojnë të tjerëve. S’dua të bej polemika. Por i bëj thirrje Lulzim Bashës dhe opozitës që mos t’ja kursejë popullit shqiptar këtë nevojë.

S’po kërkoj që kjo gjë të bëhet për mua. Njerëzit duhet të shohin kudo bashkim, burim energjish. E kam mbështetur me respekt një mesazh të kryetarit të PD-së për bashkim. Po nuk duhen fjalët, por hapat. Nuk e vë aspak në dyshim që ska rast për hipokrizi, pasi mendoj se mesazhi ka qenë i sinqertë. Më vjen keq për rolin absolutisht problematik të mediave në këtë proces. Jo të gjitha natyrisht’, ka thënë kryeministri Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042479991912842
array(1) { ["section"]=> string(106) "mbledhja-e-qeverise-rama-serish-thirrje-bashes-njerezit-duhet-te-shohin-bashkim-dhe-burim-energjish-187961" }