Mbledhja e simpatizantëve të LSI-së në mbrojtje të Metës, Luan Rama: Janë xhelozë për ne

Publikuar tek: aktualitet, më 12:38 12-03-2015 Mbledhja e simpatizantëve të LSI-së në mbrojtje të Metës, Luan Rama: Janë xhelozë për ne Simpatizantët para LSI-së

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama ka dalë para militantëve që janë mbledhur para selisë që në mëngjes, duke i falenderuar për solidaritetin që kanë treguar dhe duke u thënë atyre se të tjerët janë xhelozë për LSI-në.

“Shenjë e emancipimit dhe vendosmërisë sonë për të ecur përpara. LSI është e vendosur të ecë përpara për të bërë shqipërinë evropiane. LSI është e vendosur të ecë pa u trembur nga askush e duke i treguar vendin cilitdo që bën pakt me krimin. Shqipëria s’mund të jetë e bandave dhe falsifikatorëve. Prandaj ky solidaritet, solidariteti ynë shembullor dhe ndjenja juaj do na bëjë të ecim me vendosmëri përpara. Ne kemi një sfidë, ajo është Shqipëria evropiane, por që të bëhet e tillë ka nevojë për qytetarë evropianë që distancohen nga krimi dhe ti tregojnë vendin cilitdo, në përputhje me ligjin dhe standartet e shtetit ligjor.  

Rama ka deklaruar se nuk është faji I LSI-së që ka simpatizantë të vendosur. “Motra dhe vëllezër LSI dhe shqipëria janë një. Shqipëria dhe evropa janë një. Prandaj forcën, vendosmërinë dhe solidaritetin tonë ta demonstrojmë në zgjedhjet e ardhshme. Edhe njëherë ju falenderoj nga zemra përpara për fitoren e radhës. Sepse nuk është faji ynë që të tjerët tremben nga rritja e LSI, nga solidariteti i LSI, nuk është faji ynë që të tjerët kanë frikë nga vendosmëria e LSI.”

Në kundërpeshë të protestës së PD-së, simpatizantët e LSI-së u mbledhën në mbrojtje të kryetarit të tyre Ilir Meta, para selisë së partisë.

Qinda simpatizantë, ashtu si edhe dje kanë dalë në mbrojtje të Metës, duke bërë gjestin e tyre dhe duke u bashkuar në selinë e LSI-së në Tiranë. 

Organizimi I militantëve nuk ishte bërë nga LSI-ja por vetë simpatizantët u organizuan për të përçuar mesazhin se Meta nuk do dorëhiqet dhe se ka mbështetjen e bazës së partisë së tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfundon protesta e opozitës, Policia: Nuk pati asnjë incident
Protestuesit e PD-së nisen nga Sheshi ''Skënderbej'', 1200 policë në gatishmëri »
Article Logic
Execution time: 0.011162042617798
array(1) { ["section"]=> string(91) "mbledhja-e-simpatizanteve-te-lsi-se-ne-mbrojtje-te-metes-luan-rama-jane-xheloze-per-ne-5676" }