Mbledhja e taksave në Bashkinë e Beratit, tani me sisteme të reja kompjuterike

Publikuar tek: aktualitet, më 13:19 13-03-2015 Mbledhja e taksave në Bashkinë e Beratit, tani me sisteme të reja kompjuterike Foto nga takimi Nasufi-Johnson

Nëpunësit e Bashkisë së Beratit do të punojnë me sisteme të reja kompjuterike, falë programit realizuar nga USAID-i. Po kështu puna do të lehtësohet edhe për qytetarët që do të presin në radhë.

Sistemet e reja do  të ulin ndjeshëm kohën e nevojshme për keto taksa. Me sistemin e ri kompjuterik , Drejtoria e Taksave do të jetë në gjendje të llogarisë në menyre automatike faturat e taksave si dhe gjurmët e pagesave të tyre. Po kështu sistemi do të analizojë edhe të ardhurat.

Kryetari i Bashkisë së Beratit  Fadil Nasufi dhe drejtori i USAID për Shqipërine Marcus Johnson përuruan sistemet e reja kompjuterike. Programi ishte pjesë e  Programit te USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Lokale në Shqipëri ( PLGP) .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Makina aksidenton 60 vjeçarin tek Kryesia e Kuvendit
Sarandë/Shpërthim me eksploziv një ndërtese »
Article Logic
Execution time: 0.011787891387939
array(1) { ["section"]=> string(82) "mbledhja-e-taksave-ne-bashkine-e-beratit-tani-me-sisteme-te-reja-kompjuterike-5784" }