Mbledhja e Task-Forcës, Shkëlzen Berisha vëren detajin: Në cilin vend normal do ndodhte kjo?!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:18 10-01-2018 Mbledhja e Task-Forcës, Shkëlzen Berisha vëren detajin: Në cilin vend normal do ndodhte kjo?!

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha vëren një detaj nga mbledhja e Task-Forcës ditën e sotme, në ambientet e ministrisë së Brendshme.

Detaji ka të bëjë pikërisht me pozicionin në të cilin është ulur Arta Marku, kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme. Marku qendron në të djathtë të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe e bën të duket sipas Shkëlzenit sikur është sekretarja e ministrit dhe jo kryeprokurore.

“Në cilin vend normal kryeprokurori do ulej në tavoline si sekretar i ministrit ?” shkruan Shkëlzen Berisha ndërsa shoqëron foton edhe me ikonën e shigjetës që bie mbi kryeprokuroren.

Kujtojmë se në mbledhjen e sotme morën pjesë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ministri i Financave Arben Ahmetaj, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, kreu i SHISH Helidon Bendo, kreu i komanduar i policisë Rebani Jaupi si dhe kryeprokurorja e përgjithshme Arta Marku.

sekret.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023741960525513
array(1) { ["section"]=> string(96) "mbledhja-e-task-forces-shkelzen-berisha-veren-detajin-ne-cilin-vend-normal-do-ndodhte-kjo-106100" }