Mbledhja me aleatët e Kryemadhin, Basha: Në protestë do jem me familjen

Publikuar tek: barometri, më 07:17 27-01-2018 Mbledhja me aleatët e Kryemadhin, Basha: Në protestë do jem me familjen

Përfundon mbledhja e kreut të PD, Lulzim Basha me aleatët dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Në një prononcim para gazetarëve, i qeshur dhe i shoqëruar me aleatët dhe Kryemadhin, Basha zbulon se cilat janë detajet e diskutuar një ditë para protestës së opozitës së bashkuar në Tiranë.

“Jemi rakorduar me aleatët të gjitha detajet për nesër sa i takon organizimit politik. Jemi në përditësim të lajmeve nga të gjitha anët e vendit që flasin për një pjesëmarrje gjigante.

Ka një marrëdhenie të re nga 6 muaj më parë mes pushtetit e qytetarëve. Ky shtet ka vendosur ekonominë e drejtësinë në funksion të banditëve dhe kriminelëve.

Kjo është arsyeja pse nesër në shesh do derdhen me qindra e mijëra demokratë socialistë e ata me bindje të ndryshme politike për një protestë qytetare dhe popullore kundër varfërisë, papunësisë, për ndaljen e hemoragjisë së emigrimin, për shpresën e besimit për një të nesërme më të mirë.

Do jem me familjen time në këtë protestë, s’do jetë as luftë as spektakël, shumica e shqiparëve nuk e pranojnë më realitetin e banditëve në qeveri, ata e kanë vendin në burg. Ndaj, mos rrini në shpi duke mallkuar e gojëkycur nga padrejtësia që ju bëhet, është dita e shpalljes një herë e mirë të këtij raporti përballë një pakice që s’ka rrugë tjetër vecse të mos jetë më pengesë e të largohet”, tha Basha.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074708461761475
array(1) { ["section"]=> string(76) "mbledhja-me-aleatet-e-kryemadhin-basha-ne-proteste-do-jem-me-familjen-108085" }