Mbledhja online për COVID-19, Manastirliu: Do ngrihet një spital karantinë, struktura e re brenda 20 ditëve

Publikuar tek: aktualitet, më 19:56 25-03-2020 Mbledhja online për COVID-19, Manastirliu: Do ngrihet një spital karantinë, struktura e re brenda 20 ditëve

Ministrja e Shëndëtësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se brenda 20 ditëve do të jetë përshtatur struktura e re e një spitali karantinë, i cili do të shërbejë për trajtimin e pacientëve që nuk janë në gjendje të rëndë.

“Po bëjmë gati të ngremë një strukturë të re, një spital karantinë për rastet jo të rënda”, tha ministrja.

Manastirliu deklaroi se është bërë një vlerësim për një objekt që po shqyrtohet për ta kthyer në një strukturë spitalore bazë për ata pacientë të cilët do të kenë nevoja të trajtimit jo specialistik.

“Kemi bërë sot një investigim në vendin ku mendojmë dhe besojmë të jetë ky objekt i cili do t’i nënshtrohet edhe një rehabilitimi dhe më pas edhe një plotësimi të nevojave bazë, me mobilimin spitalor dhe me aparaturat bazike që ne vlerësojmë për të pasur së afërmi dhe për të përballuar fluksin për ata pacientë që nuk do të jenë në gjendje të rëndë”, tha Manastirliu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090398788452148
array(1) { ["section"]=> string(111) "mbledhja-online-per-covid-19-manastirliu-do-ngrihet-nje-spital-karantine-struktura-e-re-brenda-20-diteve-200067" }