Mbledhje e jashtëzakonshme të hënën, kryeministri RAMA dhe zyrtarë të lartë vendosin me presidentin Armand DUKA për kampionatin shqiptar

Publikuar tek: sport, më 10:26 09-03-2019 Mbledhje e jashtëzakonshme të hënën, kryeministri RAMA dhe zyrtarë të lartë vendosin me presidentin Armand DUKA për kampionatin shqiptar

Shtyrja e kampionatit dhe bojkoti i arbitrave, kanë nxitur reagimin edhe të drejtuesve të qeverisë. Bëhet fjalë për kryeministrin Edi Rama, i cili ka pasur një takim me presidentin Armand Duka për situatën e krijuar.

Palët kanë diskutuar duke mos vendosur asgjë, pasi është lënë që të hënën të ketë një mbledhje të jashtëzakonshme ku do të ketë edhe zyrtarë të tjerë të shtetit. Mësohet se krahas kryeministrit Edi Rama, i pranishëm në takimin e së hënës do të jetë edhe ministri i brendshëm Sander Lleshaj së bashku me ministren e financave, Anila Denaj.

Në këtë mbledhje të jashtëzakonshme do të diskutohet ndryshimi në paketën fiskale në ligjin për sportin. Nga FSHF-ja bëjnë me dije që do të kërkohet që futja në fushë dhe shkatërrimi i stadiumeve të konsiderohen vepra penale.

Gjithashtu dhunimi i zyrtarëve dhe rrahjet mes tifozëve të parashikohen si vepra penale sipas Kodit Penal. Në tryezën e së hënës do të vendosën pikat mbi “i” dhe futbolli të nisë menjëherë prej të martës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034646987915039
array(1) { ["section"]=> string(142) "mbledhje-e-jashtezakonshme-te-henen-kryeministri-rama-dhe-zyrtare-te-larte-vendosin-me-presidentin-armand-duka-per-kampionatin-shqiptar-155749" }