Mbledhje online me ministrat, Rama i kërkon llogari Ahmetajt dhe Denajt: Nga shtëpitë që do rindërtohen tek 20 mln eurot e pensionistëve

Publikuar tek: politike, më 18:22 25-03-2020 Mbledhje online me ministrat, Rama i kërkon llogari Ahmetajt dhe Denajt: Nga shtëpitë që do rindërtohen tek 20 mln eurot e pensionistëve

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një video-konferencë online me disa ministra të kabinetit të tij të cilëve po u kërkon llogari për disa çështje.

 Rama si fillim i kërkon “llogari” ministrit të rindërtimit dhe tashmë të koronavirusit Arben Ahmetaj lidhur me procesin e rindërtimit të shtëpive të shembura nga tërmeti si dhe për pagesat e punonjësve në kopështe të cilët janë mbyllur pas përhapjes masive të epidemisë Covid-19.

Ndërkaq Rama ka pyetur Ministren e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj për 20 mln euro që do tu shkojnë pensionistëve, e cila i përgjigjet se kjo do të përfundojë në muajin prill.

Diskutimi:

Rama: Lidhur me shpitë...

Ahmetaj: Procedurat vijojnë në Bashki dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit... Fondi e mbyll procedurën e ofertave këtë të premte.

Në anën tjteër bashkia e Tiranës po shikon sot dhe nesër procedurën e mbyllur pardje. Atyre mund tu duhet ta rihapin dhe njëherë procesin, për të mirëpritur kompani më gjerë dhe ti plotësojmë dokumentacionet.

Rama: Asnjë tolerancë tek cilësia... shtëpitë do tua bëjmë më të mira se ç’i kishin dhe do ti bëjmë me të gjitha ato që kemi premtuar.

Një tjetër ankesë lidhet me kopështet private. Hyn tek paketa punonjësit e tyre apo nuk hyjnë?

Ahmetaj: Hyjnë tek bizneset private dhe ërpfitojnë automatikisht nga paketa të cilën po  e mbyllim sot në darkëdhe pas procedurës të kalojmë tek pagesat.

Ajo do të jetë sot në darkë gati.

Rama: E para fundit që lidhet me ministrinë  e financave. Sa  i përket pensioneve. Janë rreth 20 mln euro që do tu shkojnë pensionistëve..

Denaj: Ne e kemi premtuar për muajin prill. Jemi në proces dhe e përfudnojmë në prill.

Rama: Kur konkludohet se muaji prill është i gjatë?

Denaj: Ne e përfundojmë në javën e parë të muajit prill...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0081100463867188
array(1) { ["section"]=> string(141) "mbledhje-online-me-ministrat-rama-i-kerkon-llogari-ahmetajt-dhe-denajt-nga-shtepite-qe-do-rindertohen-tek-20-mln-eurot-e-pensionisteve-200059" }