Mbledhje PD-LSI, Basha: Protestë pa marrë leje, të pushtojmë sallën e gjyqit. Kukësi e ndezi

Publikuar tek: barometri, më 08:32 03-04-2018 Mbledhje PD-LSI, Basha: Protestë pa marrë leje, të pushtojmë sallën e gjyqit. Kukësi e ndezi Foto ilustruese

Mësohet se çfarë ka thënë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në mbledhjen e sotme të përbashkët mes grupeve parlamentare të PD dhe LSI.

Basha ka kërkuar që deputetët t’i bëjnë thirrje popullit për mosbindje civile dhe mospagim taksash.

Ndërsa data për një protestë masive popullore që do të bllokojë rrugët në të gjithë vendin, pritet të caktohet në vijim. Madje Basha ka kërkuar të mos merret as leje në Polici për mbajtjen e protestës.

Qëllimi i mosbindjes civile dhe protestave masive është rrëzimi i qeverisë. Këtë e ka bërë të ditur edhe ish kryeministri Sali Berisha që ndodhet në mbledhje. Ai e ka quajtur kryeministrin Edi Rama “një barbar të vërtetë” dhe ka bërë thirrje për protesta deri në rrëzimin e qeverisë.

“Vendimin duhet ta vëmë menjëherë në zbatim. Thirrje qytetarëve për të mos paguar taksën e Rrugës së Kombit, taksën e karburantit, taksen e rritur të pronës, të biznesit të vogël, tarifën e rritur të ujit. Në këtë situatë ku Rama e futur vendin, ne nuk ndjekim interesin tonë vetjak, por duhet të lidhemi me qytetarët. Duhet të jemi në krah të njerëzve. Të vendosim cilat janë hapat e parë, duke nisur me praninë masive të opozitës në sallën e gjyqit, sepse ata janë simboli i mosbindjes civile. Ne nuk çojmë kërkesë për leje në polici. Do ta kërkojmë kur të jetë arrestuar Olsi Rama, Agron Xhafaj, Saimir Tahiri”, ka thënë Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.27582001686096
array(1) { ["section"]=> string(95) "mbledhje-pd-lsi-basha-proteste-pa-marre-leje-te-pushtojme-sallen-e-gjyqit-kukesi-e-ndezi-115481" }