Mblidhen 60 mijë euro për Kristin, kontribuon edhe Liri Berisha

Publikuar tek: aktualitet, më 19:35 13-11-2015 Mblidhen 60 mijë euro për Kristin, kontribuon edhe Liri Berisha

Pas 12 ditë fushatë intensive janë mundur të grumbullohen afër 60 mijë euro ndihmë për transplantin e vogëlushit Kristi Maze. Ndërkohë kanë nisur kontaktet e para me mjekët e spitalit të Bergamos ku sipas të gjitha gjasave do të mundësohet transplanti i mëlçisë së fëmijës që kap vlerën e 60 mijë eurove, transmeton News 24.

Një kontribut të rëndësishëm për kurimin e fëmijës së sëmurë në vlerë 5 mijë euro ka dhënë edhe zonja Liri Berisha presidente e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”.

Shuma e grumbulluar deri më tani hap dritën jeshile që 10 vjeçari të mund të transportohet nga spitali “Nënë Tereza” drejt Spitalit të ri të Bergamos ku do mund ti nënshtrohet transplantit të mëlçisë që llogaritet në 150 mijë euro.

Ndërkohë kutia e ndihmës është vendosur gjatë paradites para Pallatit të Kongreseve ku po zhvillohet panairi i librit. Mes mijëra qytetarëve në panair ata që iu përgjigjën të parët thirrjes shpëtoni Kristin ishin bashkëmoshatarët e tij.

Drama e vogëlushit Kristi ka prekur thellë edhe emigrantët shqiptarë në Europë, Amerikë dhe Kanada.

Artur Metushi, nga Elbasani emigrant në Angli ka dhuruar edhe 4 mijë euro të tjera për Kristin, ndërsa më herët kishte ofruar një shumë prej 5 mijë eurosh.

Jo vetëm shqiptarët por dhe shtetas amerikanë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri kanë vendosur ti bashkohen nismës iniciuar nga Neës 24 të shpëtojmë Kristin. Antoni Leo Ambasador Kulturor i Fullbraitit në Shqipëri ka vendosur të hapë një llogari në internet prej nga ku të mund të mblidhen ndihma për Kristin.

“Pasi të marrim informacionin, do të hapim një llogari që quhet Gofundme.com është një platformë ndërkombëtare në internet për të thithur donacione për vogëlushin. Nëpërmjet kësaj platforme do të ishte e lehtë për mua të shkoj te qytetari amerikan dhe në veçanti të qytetari amerikan me origjinë shqiptare të cilët ndjejnë nevojën për të ndihmuar këtë fëmijë”, tha Antoni Leo.

Pjesë e kësaj nisme humane janë bërë edhe punonjësit e kompanisë Vodafonë si dhe artistët e Teatrit Kombëtar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet misteri i “dronit” mbi vilën e kryeministrit Rama në Surrel
Konfliktohet me fqinjin, parandalohet vrasja në Lezhë »
Article Logic
Execution time: 0.013772010803223
array(1) { ["section"]=> string(68) "mblidhen-60-mije-euro-per-kristin-kontribuon-edhe-liri-berisha-25368" }