Mblidhen krerët e drejtësisë, Vlahutin: Reformoni sistemin

Publikuar tek: politike, më 09:42 03-06-2015 Mblidhen krerët e drejtësisë, Vlahutin: Reformoni sistemin

Ambsadaorja e BE-së në vendin tonë Romana Vlahutin ka thirrur në një takim krerët e Drejtësisë në vendin tonë. Takimi u zhvillua në Ministrinë e Drejtësië pa praninë e kamerave. I pranishëm në takim ishte Presidenti Bujar Nishai, Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, Ministri i Shtetit Bledi Çuçi dhe kryeprokuroriri Adriatik Llalla.

Gjatë diskutimeve presidenti Nishani është shprehur i pakënaqur nga puna e kryer nga komisioni, ndërsa Vlahutin ka kërkuar reforminin e sistemit të drejtësisë.

"Sot pas 6 muajve, me keqardhje vërej se me shpejtësi të madhe realizohen 6 tryeza, ku rezulton që të jetë ezauruar vetëm faza e parë sa i takon analizës së gjendjes aktuale të sistemit të drejtësisë, gjetje të cilat do të shërbejnë për të kaluar në fazën e dytë, të hartimit të dokumentit strategjik për objektivat e reformës në drejtësi. Në këto kushte, duket se ky Komision i Posaçëm, do të marrë më shumë kohë për të realizuar në mënyrë të plotë funksionet e tij, gjë e cila do të përzgjasë edhe afatet kohore për realizimin e reformës në drejtësi. Këtu duhet marrë në konsideratë se reforma në drejtësi kërkon ndryshime kushtetuese, të cilat medoemos duhet të shoqërohen edhe me konsensusin e opozitës" , u shpreh Nishani.

Në takim ishin edhe deputetët Bylykbashi, Xhafa dhe Halimi, të cilët u prononcuan për mediat në përfundm të takimit.

Xhafa hodhi poshtë pretendimet e Presidentit Nishani, i cili tha se në komision nuk janë thirrur përfaqësues të opozitës dhe presidencës. Xhafa ripërsëriti sërish akuzën për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar në sistemin e drejtësisë.

“Së pari unë nuk bëj pjesë tek ata që falas unë bëj pjesë tek ata që bëjnë përpjekje për ta ndryshuar këtë, që sot ka paaftësi dhe korrupsion në sitem, kjo është e dukshme”, tha ai.

Ndërsa deputeti Halimi tha se maxhoranca synon kapjen e institucioneve dhe jo kryerjen e reformave.

“Opozitës dhe në atë që ka ndodhur në lëvizjet e punës së 1 viti, lëvizjet  e deritanishme të miratura në mënyrë të njëanshme nga maxhoranca janë lëvizje që nuk kanë të bëjnë me forcën në drejtësi, por me zëvëndesimin e njerëzve dhe kapjen e institucioneve. Ne kërkuam që opozita të ketë bashkëdrejtim në komision. Jemi në pritje të përgjigjes për këtë propozim, pa patur asnjëherë të drejtën e vetos. Pa u bërë dekriminalizimi është e pamundur të jemi të besueshëm për qytetarët dhe gjyqtarët, por para se të pastrosh oborrin e tjetrit duhet të pastrosh oborrin tënd”, tha Halimi.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.019946098327637
array(1) { ["section"]=> string(62) "mblidhen-kreret-e-drejtesise-vlahutin-reformoni-sistemin-12560" }