Mblidhet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, liderët botërorë në New York

Publikuar tek: bota, më 10:18 18-09-2017 Mblidhet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, liderët botërorë në New York

Liderët botërorë do të mblidhen sot në New York, pasi organizohet Asambleja vjetore e OKB-së.

Mësohet se vëmendja kryesore e takimit do të jetë fjalimi i parë në OKB i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Po ashtu, edhe presidenti Emanuel Macron do të jetë për herë të parë si  lider i Francës në Asamblenë e OKB-së.

Ndërkohë, është bërë e ditur se presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do të marrin pjesë, pasi kanë dërguar ministrat e tyre të jashtëm.

Pikat kryesore në të cilat udhëheqësit do të ndalen më së shumti do të jenë çështja e Koresë së Veriut, e cila ka hedhur raketa balistike në drejtim të Japonisë. Po ashtu, terrorizmi, ngrohja globale, uragani “Irma”, që shkatërroi Karaiben dhe një pjesë të Floridas do të diskutohet në Asamblene vjetore të OKB-së.

Më herët, Donald Trump është shfaqur kritik në lidhje me punët e OKB-së dhe zëra nga ndihmësit e tij kanë bërë me dije se pritet që presidenti të kërkojë “reformim të OKB-së”.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do t’i zhvillojë punimet deri më 25 shtator. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balerina e mbuluar me nishane, rrëfen historinë e trishtë: Babai më fshihte kur isha e vogël
Irani sfidon SHBA-në: Ju prodhuat “nënën”, por ne kemi “babain" e të gjitha bombave »
Article Logic
Execution time: 0.011858940124512
array(1) { ["section"]=> string(77) "mblidhet-asambleja-e-pergjithshme-e-okb-se-lideret-boterore-ne-new-york-92737" }