Mblidhet KLP-ja, Ibrahimi thirrje prokurorëve: Aplikoni për SPAK-un, mos e humbisni këtë mundësi

Publikuar tek: aktualitet, më 10:17 21-01-2019 Mblidhet KLP-ja, Ibrahimi thirrje prokurorëve: Aplikoni për SPAK-un, mos e humbisni këtë mundësi

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në sallën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Në rendin e ditës është plotësimi i vendeve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit. Deri tani për t’u bërë pjesë e SPAK-ut kanë aplikuar vetëm dy prokurorë, Klodian Braho dhe Besnik Muçi .

Kryetari KLP-së, Gent Ibrahimi i bëri thirrjen që të bëhen pjesë e këtij institucioni që do të luftojë korrupsionin dhe krimin.

“U çelën procedurat për plotësimin e 15 vendeve vakante për SPAK, deri tani kemi dy kandidime. Këshilli vendosi që të bënte një lehtësim të dokumentacionit, përmes një emaili që u është dërguar të gjithë prokurorëve. U lehtësua ndjeshëm lista e dokumenteve. Shpresojmë që ky lehtësim të jetë inkurajues, u bëj thirrje të gjithë prokurorëve që mos e humbni këtë mundësi që u vjen njëherë në jetë”, u shpreh Gent Ibrahimi. 

Gjithashtu Ibrahimi theksoi se vlerësimin e prokurorëve për efekt vettingu tashmë nuk do ta bëjë më prokuroria e përgjithshme por tashme do ta bëjë KLP.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aleks Nika ishte shoku i tij i fëmijërisë, si e kujton sot ish deputeti i PS
LETËR E HAPUR/ Ata që nuk e duan ndryshimin, le të jetojnë në agoni, varur në litarin e padijes... »
Article Logic
Execution time: 0.01085901260376
array(1) { ["section"]=> string(100) "mblidhet-klp-ja-ibrahimi-thirrje-prokuroreve-aplikoni-per-spak-un-mos-e-humbisni-kete-mundesi-149646" }