Mblidhet komisioni për Shëndetësinë/ Përfaqësuesja e specializantëve:Kishim frikë të vinim

Publikuar tek: aktualitet, më 17:53 26-01-2015 Mblidhet komisioni për Shëndetësinë/ Përfaqësuesja e specializantëve:Kishim frikë të vinim

Komisioni parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë u mblodh sot për të diskutuar mbi procesin e testimeve të shëndetësisë në Shqipëri. Përballë komisionit dhe medieve ishin ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe hartues të programit të testimit të mjekëve.

 Ajo që ra në sy ishte mungesa e specializantëve që kanë patur ankesa për këtë proçes . Enkelejda Kryeziu, ishte e vetmja e pranishme që përfaqësoi të gjithë ata të cilët iu nënshtruan provimit dhe shfaqën pakënaqësi pas procesit.

 "Kishim frikë të paraqiteshim këtu sot! Unë jam e vetmja që munda"- tha Kryeziu.

Pas këtij momenti, debati përvijoi me akuza dhe kundër akuza mes anëtarëve të komisionit dhe ministrit Beqaj.

“ Mos ardhja e të tjerëve këtu është shenjë terrori!”-tha kreyetarja Vokshi.

Ndërkohë që nën-kryetarja e komisionit, Klodiana Spahiu, tha se kjo nuk është e vërtetë gjersa të pakënaqurit e këtij procesi kishin firmosur një peticion .

Çështje diskutimi mbi procesin ishin mesatarja e vendosur për aplikantët si dhe sistemi zgjedhjes së preferencës.

Mesatarja e vendosur për ata të cilët kishin mbaruar studimet në Shqipëri ishte nota 7, ndërsa prioritet iu jepej atyre të cilëve kishin mbaruar studimet jashtë vendit. Kjo sipas Vokshit ,ishte një shenjë e pastër diskriminimi. Në këto kushte u sugjerua që vitin tjetër të bëhej një rankim në bazë të universiteteve më të mira dhe jo në bazë shtetesh.

Ministri Beqaj, konstatoi dhe theksoi disa herë mungesën e mjekëve rajonalë.

“Detyrohemi të shtyjmë daljen e moshës në pension të mjekëve aktualë sepse kemi mungesa”- citoi ministri.

Ndërkohë që ministrja Nikolla, u shpreh e pakënaqur me rastet e pakta të mjekëve të cilët kishin botuar edhe në revista shkencore të njohura. “Në testim u dhamë mundësi atyre që kanë publikuar në revista të njohura duke i favorizuar me një numër të madh pikësh por ,rastet e tyre ishin sporadike.” - tha ministrja Nikolla.

Pas debateve e replikave mes anëtarëve të komisionit dhe ministrave, të gjithë ranë dakort për faktin se ky proces la vend për përmirësim. Përmirësim, që siç u tha, do vijë vitin e ardhshem

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ALUIZNI bën analizën, në një vit u punua sa PD në 8 vjet
Shqiptarët e arrestuar për terrorizëm: Sulmi i Charlie Hebdo, vepër e mirë »
Article Logic
Execution time: 0.011629104614258
array(1) { ["section"]=> string(94) "mblidhet-komisioni-per-shendetesine-perfaqesuesja-e-specializanteve-kishim-frike-te-vinim-1552" }