Mblidhet Konferenca e Kryetarëve për kërkesën e PD: Komision për të hetuar Tahirin

Publikuar tek: politike, më 13:19 19-02-2018 Mblidhet Konferenca e Kryetarëve për kërkesën e PD: Komision për të hetuar Tahirin

Mbidhet Konferenca e Kryetarëve në Kuvend për kërkesën e Partisë Demokratike. 

PD kërkon që të ngrihet një komision hetimor për çështjen e ish-ministrit Tahiri. Mësohet se Kryetarët do të shqyrtojnë kërkesën e Partisë Demokratike, dhe do të marrin një vendim.

PD kërkon të verifikojë ligjshmërinë e akteve të Kuvendit dhe qeverisë dhe efektet e ndërhyrjeve të këtyre dy pushteteve tek hetimi i Saimir Tahirit.

Komisioni hetimor Tahiri do të ketë si objekt disa çështje, por tre më kryesoret janë:

1-Verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të vendimit të Kuvendit për të mos lejuar arrestimin e Tahirit.

2-Veprimet e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë në pengimin apo intimidinin e prokurorisë për të hëtuar Tahirin në mënyrë të pavarur.

3-Ligjshmëria e ekstradimit të Nezar Seitit si person nën hetim për të njëjtën çështje si Tahiri dhe efektet që sjell ekstradimi i tij për ish ministrin e brendshëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010101079940796
array(1) { ["section"]=> string(88) "mblidhet-konferenca-e-kryetareve-per-kerkesen-e-pd-komision-per-te-hetuar-tahirin-110740" }