Mblidhet KQZ, Biba: Demokracia pa media nuk ekziston, çfarë dreqin duhet të bëjmë për ta thënë troç?

Publikuar tek: aktualitet, më 17:53 10-06-2015 Mblidhet KQZ, Biba: Demokracia pa media nuk ekziston, çfarë dreqin duhet të bëjmë për ta thënë troç? Denar Biba, nënkryetar i KQZ

Një debat mbi median dhe monitorimin e saj në këtë fushatë zgjedhore është duke u zhvilluar në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nënkryetari i KQZ, Denar Biba tha se demokracia pa media nuk ekziston dhe ngriti problemin e barazisë e cila sipas nënkryetarit ekziston vetëm te varfëria, e ndërsa kur flitet për pasuri nuk ka barazi.

“Barazia nuk ekziston në asnjë lloj fushe, barazia vetëm në varfëri ekziston në pasuri nuk ekziston.  Po mirë po e drejta e informimit a doli në këto minuta që u dhanë? Kandidatët flasin po ne nuk jemi në këto takime por unë që t’i votoj do t’i dëgjoj. Si do arrihet kjo barazi, si do t’i ndjekim mediat, ky është problemi sepse në çfardo lloj versioni, vendimi që unë do të marr do të jetë i padrejtë”, tha Biba duke iu referuar monitorimit të medias në lidhje me kohën që i dedikohet njërit kandidat apo tjetrit .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 38 -vjeçari tenton të përdhunojë 44-vjeçaren në rrugë, arrestohet
Basha në Krujë: Varfëria është në luftë me dyshen Rama-Meta, nuk do e blejnë dot »
Article Logic
Execution time: 0.012438058853149
array(1) { ["section"]=> string(102) "mblidhet-kqz-biba-demokracia-pa-media-nuk-ekziston-cfare-dreqin-duhet-te-bejme-per-ta-thene-troc-13220" }