Mblidhet nesër komisioni hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, çfarë do vendoset

Publikuar tek: politike, më 19:07 30-03-2020 Mblidhet nesër komisioni hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, çfarë do vendoset

Mblidhet ditën e nesërme komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Mbledhja do të zhvillohet “online” për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Pritet që Komisioni hetimor për hetimin e veprimtarisë së presidentit Meta për zgjedhjet e 30 qershorit të shtyjë afatin e hetimeve.

Nëse ndodh kjo do të jetë hera e tretë që Komisioni zgjeron afatin e hetimeve. Për herë të fundit u vendos shtyrja e hetimeve në 3 dhjetor të 2019-ës, me katër muaj.

Nga ana tjetër, presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar me shpërndarje të parlamentit. Përplasja qeveri-presidencë arriti kulmin me tubimin e thirrur nga Meta, por lufta politike u zbeh për t’ia lënë vendin një tjetër lufte, asaj kundër koronavirusit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089221000671387
array(1) { ["section"]=> string(85) "mblidhet-neser-komisioni-hetimor-per-shkarkimin-e-ilir-metes-cfare-do-vendoset-200685" }