Mblidhet Shtabi i Emergjencës së Tiranës, VELIAJ i kthehet MAZNIKUT: Kam parë çadra kot, shkoni aty ku ka më shumë nevojë (DEBATI)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:53 22-09-2019 Mblidhet Shtabi i Emergjencës së Tiranës, VELIAJ i kthehet MAZNIKUT: Kam parë çadra kot,  shkoni aty ku ka më shumë nevojë (DEBATI) Mbledhja e sotshme e Shtabit të Emergjencave të Tiranës

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj reagoi ashpër për masat e marra për ndihmën e personave të prekur nga tërmetet. |

Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave të Tiranës, Veliaj u bëri apel zyrtarëve të azhornojnë si duhet stafet e ndihmës drejt zonave ku fluksi dhe nevoja për ndihmë është më e madhe.

Fillimisht, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku raportoi për natyrën  e dëmeve të shkaktuara nga tërmetet në Tiranë. Sipas konstatimeve, në fshatra janë dëmtuar më shumë shtëpitë e vjetra, ndërsa në qytete

‘’Të 27 njësitë administrative kanë qenë në mënyrë sistematike në terren. Në secilin prej njësive në fshatra, janë dëmtuar kryesisht shtëpi të vjetra. Ndërsa në qytete dëmet janë shkaktur kryesisht tek fuga. Nuk ka probleme strukturore sistematike. E gjtihë struktura është siguruar që të ketë kontakt me njerëzit. Në vijim do të informojmë për dëmet’’, raportoi n/kryetari i Bashkisë së Tiranës Mazniku për dëmet e krijuara nga tërmeti në qarkun e Tiranës.

‘’Nevojat nuk janë njësoj kudo. Në ca vende, pashë se çadrat kanë qenë falsitet maksimal. Ndërsa në disa të tjera rrinin kot. Nëse p.sh. te Liqeni i Thatë s’vjen njeri se s’ka nevojë për ndihmë, stafi për ndihmë të paketohet dhe të lëvizë p.sh. në Don Bosko, ku ka fluks dhe nevojë më të madhe për ndihmë. Ose nga Peza në Kombinat. Deri në darkë, të bëhet një rezyme për të gjitha zonat emergjente. Jo të kemi njerëz kot dhe të rrinë vetëm’’, bëri thirrje Veliaj për organizimin serioz të strukturave të Emergjencës të njësive administrative të Tiranës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040121078491211
array(1) { ["section"]=> string(142) "mblidhet-shtabi-i-emergjences-se-tiranes-veliaji-kthehet-maznikut-kam-pare-cadra-kot-stafet-te-shkojne-aty-ku-ka-me-shume-nevoje-debati-179396" }