Mblodhi njerëzit në Durrës, Manastirliu thirrje qytetarëve: Mos bini pre e Bashës

Publikuar tek: aktualitet, më 12:25 30-05-2020 Mblodhi njerëzit në Durrës, Manastirliu thirrje qytetarëve: Mos bini pre e Bashës

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë foto nga takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me banorët në Durrës, duke u shprehur se është e tmerruar nga kjo shfaqje ekstreme papërgjegjshmërie.

Manastirliu ka deklaruar se në një situatë të tillë ku për shkak të hapjes së vendit numrat e rasteve të reja me Covid kanë pësuar rritje dhe masat duhet të respektohen më shumë se kurrë.

Sakaq, ministrja e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e kësaj papërgjegjshmërie të pajustifikueshme.

Kujtojmë që ditën e sotme Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar takim me qytetarët e Durrësit. Ajo që u vu re ishte numri i lartë i qytetarëve, i cili e kalon 100 duke shkelur kështu protokollin e vendosur për parandalimin e pandemisë Covid-19.

Postimi i plotë i Manastirliut:

Si ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale jam e tmerruar nga kjo shfaqje ekstreme papërgjegjshmërie, në kushtet e hapjes, kur më shumë se kurrë njerëzit duhet të respektojnë rregullat e mbrojtjes nga COVID-19, sepse ekspozimi është i madh!

Si mund të jepet kjo shfaqje dhe cili lider në botën e sotme jep këtë shembull thjesht për interesin e vet politik?!

Zoti Basha mund t'i thotë të tëra ato që ka për të thënë, pa vënë në rrezik shëndetin e njerëzve në këtë formë ekstreme papërgjegjshmërie. Numrat e rritur janë efekt i parashikuar i hapjes. Por kjo ngjeshje njerëzish për qëllimet e një njeriu mund t'i rrisë numrat përtej parashikimeve më negative dhe kostoja mund të bëhet marramendëse!

U bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e kësaj papërgjegjshmërie të pajustifikueshme dhe zotit Basha të mos i faturojë njerëzve e vendit, koston e papërballueshme të luftës së tij të dëshpëruar për pushtet!

Screenshot_11.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010164976119995
array(1) { ["section"]=> string(86) "mblodhi-njerezit-ne-durres-manastirliu-thirrje-qytetareve-mos-bini-pre-e-bashes-208400" }