Mbollën drogë pranë kopshtit mbretëror, ja kush janë shqiptarët e dënuar në Britaninë e Madhe

Publikuar tek: bota, më 12:15 06-04-2017 Mbollën drogë pranë kopshtit mbretëror, ja kush janë shqiptarët e dënuar në Britaninë e Madhe

Britania e Madhe  ka shpallur fajtor 29-vjeçarin, Jetmir Myrtaj  pasi kishte kultivuar kanabis shumë pranë pallatit mbretëror, të mbretëreshës Elizabetë. Myrtja u shpall fajtor me 6 muaj burg, pasi më 17 shkurt të këtij viti iu gjetën pranë oborrit ku banonte sasia e drogës së kultivuar.

Prona e pikasur nga policia gjendej vetëm 50 metra larg mureve rrethuese të kopshtit të shtëpisë së Mbretëreshës, në Londër,raporton newsbom.al.

Myrtaj, i cili u shfaq në Gjykatën Southwark Crown Court përmes video-camera nga ambjentet e burgut  u dënua me gjashtë muaj burg, ndërsa është paralajmëruar nga trupa gjyqësore se do të përballet më dëbim nga territori britanik.  

Po ashtu edhe bashkëpunëtorët e tjerë të 29-vjeçarit,  Edriol Shyti dhe Hajri Cjapi, u sollën në tribunën e gjykimit  në të njëjtën gjykatë, ku ata ishin të burgosur për gjashtë muaj, për të njëjtën vepër penale, citon newmail.

Trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja, Joanna Korner i tha kolegëve të saj se treshja Myrtja- Shyti- Cjapi ishin përgjegjës, për kanabisin e gjetur afër kopshtit mbretëror. Duke mos ditur se cili nga tre të pandehurit ishte “përgjegjësi” për kanabisin e mbjellë, gjyqatrja tha se i kishte dënuar dhe të tjerët me nga gjashtë muaj burg.

Ndërkohë të dënuarit shqiptarë nga gjykata londineze pritet të dëbohen nga Britania e Madhe, pas përfundimit të vuajtjes së dënimit në burg.   

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjarje horror, shqiptari dhe e dashura e tij latine bëjnë “copë-copë” njëri-tjetrin, gjenden të vdekur në hotel
Mrekullitë ndodhin, çifti fiton llotarinë për herë të tretë: Çfarë do bëjmë me paratë »
Article Logic
Execution time: 0.013478994369507
array(1) { ["section"]=> string(98) "mbollen-droge-prane-kopshtit-mbreteror-ja-kush-jane-shqiptaret-e-denuar-ne-britanine-e-madhe-74290" }