'Mbrëmë ishin 3000 PROTESTUES', njeriu i mitingjeve të Rames nxjerr fotot dhe bën llogaritë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:54 22-06-2019 'Mbrëmë ishin 3000 PROTESTUES', njeriu i mitingjeve të Rames nxjerr fotot dhe bën llogaritë

Një ditë pas protestës së opozitës së bashkuar, Drejtori i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja thotë se në bulevard nuk ishin mbi 3000 protestues.

Sipas tij, intuita më e thjeshtë pamore, përmasat e pjesës në fjalë të bulevardit dhe numërimi i thjeshtë me sy provon shifrën që ai thotë.

'Natyrisht urime opozitës për protestën e parë civile e pa dhunë mbrëmë! Por qortime për rrenat. Si veteran protestash, efekti viziv i protestës në plan horizontal 10m mbi kokat i jep madhështi, por edhe mbrëme prapëseprapë në bulevard nuk ishin mbi 3000 protestues. Llogari e thjeshtë, s’do as shkencë as talent me e kuptu. Fotot nga piku kur mbahej fjalimi. Intuita më e thjeshtë pamore, përmasat e pjesës në fjalë të bulevardit dhe numërimi i thjeshtë me sy provon shifrën që po them. Gënjeshtrat me “qindra mijëra”, “oqean”, “cunam”, “më ultra gjigandja a më ultra madhështorja”, apo dhe ato më të kursyerat me “65000...” i takojnë fantazisë. Mbremë lajmi i vetëm i vërtetë ishte që protesta ishte e urtë e paqësore', shkruan Gonxhja në postimin e tij.

Screenshot_3.jpg

 

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje një grua në mesnatë
Sulmet në KZAZ-të e Kukësit dhe Tropojës, arrestohen 2 persona të shpallur në kërkim »
Article Logic
Execution time: 0.012085914611816
array(1) { ["section"]=> string(95) "mbreme-ishin-3000-protestues-njeriu-i-mitingjeve-te-rames-nxjerr-fotot-dhe-ben-llogarite-169249" }