Mbretëresha Elizabeth II autorizon fillimin e Brexit-it

Publikuar tek: bota, më 13:59 16-03-2017 Mbretëresha Elizabeth II autorizon fillimin e Brexit-it

Mbretëresha Elizabeth II dha sot miratimin e saj për ligjin që lejon kryeministren britanike, Theresa May të nisë procedurën e Brexit-it, njoftoi kreu i Parlamentit, John Bercow.

Firma e monarkes, një formalitet pas dritës së gjelbër të Parlamentit, nënkupton se May është tashmë e lirë për të nisur në çdo moment procedurën e ”divorcit” me Bashkimin Evropian.

May njoftoi të martën se do t’i dërgonte deri në fund të marsit një letër Këshillit Evropian për ta informuar për vendimin e Britanisë së Madhe për t’u larguar nga BE, konform rezultatit të referendumit të 23 qershorit 2016.

“Do të rikthehem para kësaj dhome para fundit të muajit për të njoftuar vendimin tim para se të nis zyrtarisht aplikimin e nenit të 50 të Traktatit të Lisbonës”, theksoi ajo në Parlament.

Para aktivizimit të nenin të 50-të, Britania e Madhe dhe BE-ja do të kenë në dispozicion dy vite për të përmbushur negociatat e daljes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Turqia flet për luftën që i druhen më shumë europianët: Do të fillojë shumë shpejtë
Shpërthen një krater i vullkanit Etna, 10 të plagosur në Itali »
Article Logic
Execution time: 0.010730981826782
array(1) { ["section"]=> string(61) "mbreteresha-elizabeth-ii-autorizon-fillimin-e-brexit-it-72113" }