Mbretëria e Bashkuar, po ligjit për foshnje nga tre prindër

Publikuar tek: bota, më 17:15 03-02-2015 Mbretëria e Bashkuar, po ligjit për foshnje nga tre prindër Metoda që do të përdoret

HEFA

Deputetët e Mbretërisë së Bashkuar kanë votuar sot në favor të krijimit të foshnjave me AND nga dy gra dhe një burrë. Me 382 vota në favor dhe 128 kundër, u miratua sot teknika e cila parandalon kalimin e sëmundjeve vdekjeprurëse nga nëna te fëmija.

Mbretëria e Bashkuar u bë sot vendi i parë në botë që lejon krijimin e foshnjave nga tre persona.

Pas një votimi tjetër në Dhomën e Lordëve, nëse çdo gjë shkon drejt, atëherë një fëmijë i tillë mund të lindë vitin tjetër.

Debatet për këtë ligj kanë qenë të shumta. Një nga kundërshtueset e tij, deputetja Fiona Bruce, tha se : “Kjo do të kalojë në breza të tërë dhe ndërlikimet që mund të sjellë janë të pa-parashikueshme”. Metoda është kritikuar edhe nga shumë institucione fetare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012433767318726
array(1) { ["section"]=> string(63) "mbreteria-e-bashkuar-po-ligjit-per-foshnje-nga-tre-prinder-2249" }