Mbreti Filip i Belgjikës: SHBA dhe Britania po mundohen të ndryshojnë rrjedhën e historisë

Publikuar tek: bota, më 21:04 31-01-2017 Mbreti Filip i Belgjikës: SHBA dhe Britania po mundohen të ndryshojnë rrjedhën e historisë

Mbreti Filip i Belgjikës shprehu pakënaqësi se Britania e Madhe me Brexit-in dhe SHBA-ja, pas zgjedhjes së Donald Trump, duket sikur dëshirojnë të ndryshojnë rrjedhën e historisë duke vendosur të fokusohen tek vetvetja.

«Viti 2016 do të qëndrojë në memorie nga vendimi i marrë nga dy miqtë e mëdhenj për t’u fokusuar tek vetvetja», deklaroi gjatë një fjalimi përpara organeve përbëse të sovranitetit belg, ku roli është kryesisht protokollor dhe ku marrja e vendimeve publike është e miratuar nga qeveria.

«Ky qëndrim i ri duket sikur kërkon të ndryshojë kursin e historisë dhe në kontrast me traditën e tyre të hapjes dhe të bujarisë, mbështetjes për një ëndërr dhe një angazhimi të përbashkët », shtoi ai përpara autoriteteve kryesore të mbretërisë.

« Këto dy shtete janë liderë botërorë, mbrojtës të demokracisë dhe lirisë », vuri në dukje ai, pa cituar emra konkretë, duke mos lënë asnjë dyshim për identitetin e tyre.

«Ata ishin themeluesit e rendit botëror që ne njohim në ditët e sotme. Ata kanë dhënë ndihmesë për ndërtimin dhe rindërtimin e Evropës, vecanërisht nëpërmjet angazhimit të tyre të guximshme gjatë konflikteve të armatosura», u shpreh kreu i shtetit.

Belgjika mori mbështetje ushtarake nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe gjatë dy konflikteve botërore dhe ka përfituar një ndihmë të madhe ekonomike nga ana e SHBA-së, kryesisht në sajë të Planit Marshall.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Austria ndalon vendosjen e perçes në vendet publike
Deklarata shokuese e këshilltarit të Trump: Shumë shpejt do hyjmë në luftë me një fuqi të madhe »
Article Logic
Execution time: 0.01092004776001
array(1) { ["section"]=> string(95) "mbreti-filip-i-belgjikes-shba-dhe-britania-po-mundohen-te-ndryshojne-rrjedhen-e-historise-67282" }