‘Mbrojmë familjet tona, ky është genocid’, banorët e ‘Unazës së Re’ sërish në protestë (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:54 10-10-2019 ‘Mbrojmë familjet tona, ky është genocid’, banorët e ‘Unazës së Re’ sërish në protestë (VIDEO) Klevis Balliu

Banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë për të mbrojtur kauzën kundër prishjes së shtëpive të tyre.

Gjatë protestës së sotme ata kanë bllokuar rrugën si dhe kanë shpalosur edhe një banderolë me parullën ‘Mbrojmë familjet tona, ky është genocid’.

Në mbështetje të banorëve te ‘Unaza e Re’ kanë qenë edhe disa ish-deputetë të opozitës.

Kujtojmë se sot pati tensione mes banorëve të Astirit dhe policisë ku si pasojë edhe tre banorë u shoqëruan në ambjentit e komisariatit numër 6.

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu, ka ftuar të gjithë qytetarët që të mbështesin këta banorë të cilët po luftojnë për shtëpiat e tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02848482131958
array(1) { ["section"]=> string(87) "mbrojme-familjet-tona-ky-eshte-genocid-banoret-e-unazes-se-re-serish-ne-proteste-181546" }