Elseid Hysaj nuk luajti në sfidën e Champions League që Napoli luajti ndaj Beskitas, ku humbi me rezultatin 2-3, por gjithçka tashmë duket e kaluar dhe se polemikat janë shuar. Megjithatë, lajmi i shumëpritur për mbrojtësin e krahut të djathtë, ka ardhur.
Mediat britanike cilësojnë Hysajn si lojtarin e duhur për formacionin e Jose Mourinho. Ato shkruajnë se Jose Mourinho po kërkon tre lojtarë në Serie A për merkaton e janarit, ku një mes tyre është dhe shqiptari që bëri paraqitje dinjitoze në Kampionatin Europian “Francë 2016”.