Mbrojtja e pyjeve, 1 milionë euro për monitorimin me kamera

Publikuar tek: aktualitet, më 14:51 09-08-2015 Mbrojtja e pyjeve, 1 milionë euro për monitorimin me kamera

Pas deklaratës së ministrit të Mjedisit Lefter Koka se monitorimi i pyjeve do të kryhet përmes sistemit elektronik kryeinspektori i mjedisit, Ergys Agasi ka nxjerrë edhe faturën që kërkon ngritja e këtij sistemi në mbrojtje të natyrës. Plot 1 milionë euro është fatura financiare që kërkohet për të pajisur të gjitha pyjet e vendit me kamera termike, të cilat xhirojnë gjatë 24 orëve.

“Ky sistem elektronik monitorimi, përveçse bën të mundur monitorimin e personave dhe mjeteve që hyjnë në fondin pyjor, por edhe lokalizimin dhe kapjen e tyre. Gjithashtu, ky sistem është i pajisur me kamera termike që ndihmon në lokalizimin e shpejtë të zjarreve”, thotë kryeinspektori i mjedisit, Ergys Agasi për “TCH”

Ky sistem, i cili është aplikuar në Tiranë dhe Shkodër prej dy muajsh, identifikon dhe filmon çdokënd që pret pyjet.

“Kemi mbi 200 raste të kapura nëpërmjet këtij sistemi. Vetëm 24 prej tyre janë ndjekur penalisht, ndërsa për të tjerët janë marrë masa administrative. Me ndryshimin e ligjit në muajin shtator, të gjithë njerëzit që kapen në flagrancë duke prerë drutë në pyje, do të shkojnë automatikisht në burg”, deklaron Agasi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha:Tepelena është kryeqyteti i kanabisit në Europë, mbi 700 parcela me drogë janë të pakorrura
Bie në liqenin e Shkopetit automjeti me të cilin udhëtonte familja polake »
Article Logic
Execution time: 0.011682033538818
array(1) { ["section"]=> string(64) "mbrojtja-e-pyjeve-1-milione-euro-per-monitorimin-me-kamera-18067" }