Mbrojtja e sigurisë kombëtare, SHBA projekt 7 milionë dollarë për Zgjidhjen e Rrjetit Kibernetik në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 19:15 09-11-2019 Mbrojtja e sigurisë kombëtare, SHBA projekt 7 milionë dollarë për Zgjidhjen e Rrjetit Kibernetik në Shqipëri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të financojnë një nga prioritetet kryesore të sigurisë kombëtare të Shqipërisë, projektin për Zgjidhjen e Rrjetit Kibernetik.

Ky projekt do të kushtojë plot 7 milionë dollarë dhe do të mbështesë përpjekjet për të rritur kapacitetet e shërbimeve të sigurisë kombëtare dhe zhvillimin e institucioneve të forta të sigurisë dhe civile.

Lajmin e jep vetë Ambasada e SHBA në Tiranë, ndërsa thotë se dhe vitin e kaluar vendi ynë ka marrë një financim prej 3,5 milionë dollarësh për të prodhuar zgjidhje kibernetike në Ministrisë e Mbrojtjes.

Ndërkohë, projekti i këtij viti, thotë Ambasada në Tiranë, do të ndihmojë qeverinë e Shqipërisë në monitorimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike të informacionit qeveritar, si dhe do të financojë një vlerësim fillestar të rrezikshmërisë, do të përditësojë sistemet dhe pajisjet, dhe do të trajnojë përdoruesit e rinj.

POSTIMI I PLOTË I AMBASADËS SË SHBA NË TIRANË:

Qeveria e Shteteve të Bashkuara me krenari mbështet një nga prioritet kryesore të sigurisë kombëtare të Shqipërisë, duke financuar Zgjidhjen e Rrjetit Kibernetik. Ky projekt prej 7 milionë dollarësh mbështet përpjekjet për të rritur kapacitetet e shërbimeve të sigurisë kombëtare dhe zhvillimin e institucioneve të forta sigurie dhe civile. Vitin e kaluar, Shqipëria mori 3,5 milionë dollarë për të prodhuar zgjidhje kibernetike në Ministrisë e Mbrojtjes.

Ai fond do të shërbejë si bazë për zbatimin e suksesshëm të këtij zgjerimi plotësues të programit kibernetik. Projekti i këtij viti do të ndihmojë qeverinë e Shqipërisë në monitorimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike të informacionit qeveritar, si dhe do të financojë një vlerësim fillestar të rrezikshmërisë, do të përditësojë sistemet dhe pajisjet, dhe do të trajnojë përdoruesit e rinj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024156093597412
array(1) { ["section"]=> string(114) "mbrojtja-e-sigurise-kombetare-shba-projekt-7-milione-dollare-per-zgjidhjen-e-rrjetit-kibernetik-ne-shqiperi-185303" }