Mbrojtja e territorit, Lleshaj shton masat: IKMT e re, policia do të ketë më shumë përgjegjësi

Publikuar tek: aktualitet, më 13:18 20-02-2020 Mbrojtja e territorit, Lleshaj shton masat: IKMT e re, policia do të ketë më shumë përgjegjësi

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se po fillon një plan i ri masash për mbrojtjen e territorit dhe për këtë do të ketë më shumë përgjegjësi edhe policia e shtetit.

Me IKMT e re, ministri i brendshëm ka thënë që të gjithë drejtuesit e policisë dhe IKMT të përgatiten mirë për të filluar këtë funksionim të ri.

“Arsyeja kryesore që është duke u afruar pranë ministrisë është që të arrijmë që funksionet e mbrojtjes së territorit të kryhen në kuadër të bashkëpunimit të përbashkët.

E gjithë puna për mbrojtjen e territorit të kryhet në funksion të plotë. Kërkohet nga të gjithë drejtuesit e policisë dhe IKMT të përgatiten mirë për të filluar këtë funksionim të ri, që do të adresojë çështje të rëndësishmë të mbrojtje së territorit.

Do të fillojë tek ndërtimet pa leje. Hapja e fronteve të reja për zhvillimni e vendit etj. Ndërkohë që fokusi do të jetë tek disa zona të brishta, si administrimi i aseteve ujore, kontrolli i shfrytëzimit të lumenjve etj.

Do kete nje strukture vendore te IKMT. Kjo kërkon një rikonceptim në themel të qasjes së vetë policisë dhe IKMT. IKMT do drejtohet nga qendra...”, ka thënë Lleshaj mes të tjerash.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065860748291016
array(1) { ["section"]=> string(98) "mbrojtja-e-territorit-lleshaj-shton-masat-ikmt-e-re-policia-do-te-kete-me-shume-pergjegjesi-195850" }