Mbroni fytyrën nga rrudhat dhe plakja e parakohshme, ja kremi me produkte natyrale

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:55 01-08-2016 Mbroni fytyrën nga rrudhat dhe plakja e parakohshme, ja kremi me produkte natyrale

Problemet me lëkurën na prekin pothuajse të gjithëve, shpeshherë nga ekspozimi ndaj toksinave, dielli i tepërt apo djegja të cilat shkaktojnë rrudha dhe plakje të lëkurës.

Produktet kozmetike janë tepër të kushtueshme, por me produkte natyrale ju mund të bëni mrekullira shkruan Step to Health në një artikull të saj.

Fatmirësisht, ka edhe produkte më të lira që ofrojnë rezultate të jashtëzakonshme, ndërkohë që nuk e ekspozojmë lëkurën ndaj substancave kimike dhe procedurave të dëmshme për të.

Ja si të përgatisni një krem për fytyrë me përbërës krejtësisht natyralë.

Përbërësit:

1 ½ filxhanë kos

4 bajame

2 lugë gjelle lëng limoni

1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:

Bluani bajamet derisa të bëhen pluhur.

Hidheni pluhurin në një tas dhe shtoni kosin, mjaltin dhe lëngun e limonit.

Përzieni dhe lëreni për pak minuta derisa të gjithë përbërësit të jenë bërë njësh me njëri-tjetrin.

Aplikimi

Çdo mbrëmje, para se të flini, pastron fytyrën dhe hiqni makeup-in.

Pasi ta pastroni aplikoni kremin dhe lëreni për 20 minuta.

Në fund lajeni fytyrën me ujë të vakët dhe thajeni me një peshqir të thatë.

Ky trajtim ndihmon për largimin e qelizave të vdekura dhe përmirësimin e pamjes së jashtme të lëkurës së fytyrës. Kosi natyral është një ushqim vërtetë i shëndetshëm që përmban acid laktik, që ndihmon për rregullimin e ph natyral të lëkurës dhe parandalimin e shfaqjes së akneve. Ai konsiderohet si alternativa më e mirë për zbutjen e lëkurës.

Pluhuri i bajameve gjithashtu është i pasur me acide yndyrore dhe antioksidues, të mirë për lëkurës. Bajamet janë të pasura me vitaminën E, që mbron lëkurën nga stresi oksidativë i shkaktuar nga radikalet e lira.

Për rezultate më të mira, duke ta përdorni këtë krem si pjesë e regjimit të përditshëm të bukurisë. Nëse e përdorni vetëm me raste nuk do të ketë ndonjë efekt të dukshëm.

Shmangni përdorimin e tij gjatë ditës, pasi lëngu i limonit mund të reagojë negativisht ndaj ekspozimit të rrezeve të diellit.

Ky produkt duket të përdoret gjithashtu gjatë natës pasi ndihmon gjatë procesit të rigjenerimit natyral të lëkurës, që ndodh gjatë kësaj kohe.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022488117218018
array(1) { ["section"]=> string(87) "mbroni-fytyren-nga-rrudhat-dhe-plakja-e-parakohshme-ja-kremi-me-produkte-natyrale-48427" }